Monday, November 25, 2024

Futboll Femra-Fiton në shtesë ndaj Gjermanisë 2-1, Anglia shpallet kampione e Europës

Lexo

Angli-Gjermnai, ka qënë finalja tejet emocionuese e Kampionatit Europian në futboll për femra. Ndeshja në fjalë është luajtur sot në Stadium mitik “Uembli” të Londrës në prani të një numri rekord prej 87,192 tifozësh, që, sikundër gjithë kjo veprimtari u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport, vuri përballë anglezet, që i kishin fituar të 11 takimet e vlefshme për këtë Evropian, duke nisur që nga faza eliminatore, me gjermanet, të cilat kishin triumfuar në të 8 finalet ku kishin arritur.

Loja ka qenë e baraspeshuar në pjesën e parë, me vendaset që bëjnë një vëllim më të madh loje, por me gjermanet më të rrezikshme në sulmet e tyre. Sidoqoftë, 45 minutat e para do të mbyllen me rrjeta të paprekura, ndërsa në ato të dytat do të jetë Anglia që do ta gjejë rrugën e rrjetës e para. Ndonëse vetëm prej 6 minutash në lojë, Ela Tun ruan gjakftohtësinë dhe mposht portieren gjermane, duke përshëndetur rrjetën. Por 11 minuta para fundit të kohës së rregullt, Gjermania barazon shifrat anë të Magullit.

Minutat e mbetura dhe ato shtesë nuk do të sjellin gola të tjerë dhe gjithçka do t’u drejtohet dy pjesëve shtesë nga 15 minuta secila. Aty ku në të dytën Anglia ka gjetur edhe golin që vlen trofeun, pasi Kelli realizon në minutën e 111-të.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img