Friday, April 26, 2024

Volejboll Femra-Tjetër tripletë fitoresh nga Vllaznia, shoqata e volejbollit shkodran në rrugë të drejtë

Lexo

Në harkun kohor të shtatë ditëve shoqata e volejbollit Vllaznia për femra regjistron triplet fitoresh. Java e kaluar, të tre ekipet e Vllaznisë që konkurojnë në Kampionatet Kombëtare përkatëse regjistruan fitore në ndeshjet e tyre të luajtura në transfertë. Ndërkohë, tripleta e fitoreve të kësaj jave është realizuar në Shkodër.

Të parat kanë qënë volejbollistet e rritura, të cilat të drejtuara nga trajneri Dorian Tafa mundën Apoloninë e Fierit me rezultatin 3 me 1, fitore kjo që e rreshton këtë skuadër në grupin e skuadrave kryesuese dhe pretendente për titull.

Fitorja e dytë në radhët ekipeve të shoqatës së volejbollit të femrave vjen me skuadrën e Vllaznisë U-20, e cila në përballjen e kësaj fundjave me Skënderbeun e Korçës ka dominuar në të gjithë drejtimet duke e fituar të gjithë ndeshjen 3-0. Volejbollistet shkodrane Mandisa Kuçi, Sarah Beci, Danjela Kodra, Edna Erkoçi, Paola Gjyshja, Rejna Hoxha, Sidora Baroti, Laura Ballçiti, Adma Mikopula, Gentiana Kodra, Abela Kodra, Klejda Kanushaj, Adea Gruemira, Aliqe Gjergji, të drejtuara nga trajneri, Ferdinand Bardeli e kanë mbyllur setin e parë me fitore 25 me 16. Me fitore, madje me shifra edhe më të thella në favor të Vllaznisë, përfundojnë edhe dy setet e tjera, që të dy me të njëjtët shifra, 25 me 13.

Ndërkohë, në vijim, radha është është për Vllazninë U-18, ekip ky i drejtuar nga trajneri i ri, Fatjet Axhagiq, i cili mundi MSD të shkollës së Mjeshtrisë Sportive të Durrësit. Edhe kjo ndeshje është mbyllur me fitoren e pastër 3 me 0, dhe me rezultat të thellë në setet përkatëse. 25-8, 25-14 dhe 25-16. Për fitoren e kësaj ndeshje, kontribuan,                                                                                   Adma Mikopula, kapitene e skuadrës, Adela Vulaj, Gentjana Kodra, Abela Kodra, Klejda Kanushaj, Aliçe Gjergji, Adea Grumira, Reina Hoxha, Paola Gjyshja, Melisa Lera, Dezi Kulla, Gledis Kulla, Alteja Malevija, Ariola Kuti, ishin të besuarat e trajnerit . Trajner: Fatjet Axhagiç)

Fitoret në fjalë, tregojnë për ecurinë mjaft të mirë që po bëjnë ekipet e shoqatës së volejbollit Vllaznia për femra. Puna këmbëngulëse, sistematike, por edhe profesionale zhvilluar gjatë fazës përgatitore, në Shkodër dhe plazhin e Velipojës nga stafi teknik dhe ai drejtues i shoqatës, po jep efektet e duhura, kur pas javës së pestë të Kampionatit Kombëtar që të tre ekipet e Vllaznisë, ai i të rriturave, U-20 dhe U-18, janë në grupin e skuadrave kryesuese të tabelës së klasifikimit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img