Wednesday, May 1, 2024

Futboll Femra / Kryendeshja e Javës së 15-të Apolonia-Vllaznia 0-1, me 8 pikë diferencë nga fieraket e vendit të dytë, kuqeblutë “firmosin” titullin

Lexo

Kalendari i Javës së 15-të të Kampionatit Kombëtar të futbollit të femrave ka rezervuar përballjen e dy skuadrave më të mira, Vllaznisë kryesuese dhe Apolonisë vendase që e ndjek nga pas skuadrën kuqeblu në vendin e dytë me pesë pikë më pak. Ndaj, me të drejtë, sfida në fjalë Apolonia-Vllaznia është cilësuar si ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave. Ndeshja e luajtur pasditen e së shtunës në qytetin e Fierit ka qënë shansi i fundit për Apoloninë të mundësonte frenimin e Vllaznisë, por që nuk ia arriti qëllimit, sepse skuadra e drejtuar nga trajnerët  Nikolin Leka dhe Arben Parmeza fitoi me rezultatin 0-1 përmes golit të shënuar në fund të ndeshjes, nga Megi Doçi në minutën e 78-të.

Pas kësaj fitoreje, Vllaznia vazhdon të kryesojë kampionatin shqiptar me 45 pikë dhe me diferencë tashmë prej 8 pikësh ndaj Apolonisë, e cila duket krejt e dorëzuar në luftën për titull. Ndonëse ka edhe disa shtatë kampionat, dhe matematika nuk lejon zyrtarizimin si kampione, me diferencën prej 8 pikësh me Apoloninë e vendit të dytë dhe 12 pikë Tiranën AS të vendit të tretë, skuadra shkodrane duket se që pas fitores që arriti në Fier e ka “firmosur” titullin kampionë për sezonin futbollistik 2020-2021

Por, krahas titullit kampion, Vllaznia synon edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë, të cilin do ta diskutojë në finale po me Apoloninë e Fierit, finale kjo që pritet të zhvillohet gjatë muajit prill në fushë asnjanëse.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img