Friday, April 19, 2024

Futboll Femra/ Kualifikueset e Botërorit “Australi – Zelandë e Re 2023”, Belgjikë-Shqipëri 7 me 0

Lexo

Belgjikë-Shqipëri 7-0

Formacioni: Doçi (c), Rexhepi, Hilaj, Curraj, Maliqi, Hamidi (Begallo 85’), Elezaj, Gjini, Maksuti (Flija 90’) Franja, Levenaj (Krasniqi 46’). Trajner: Armir Grima

Sfida e dytë e kombëtares shqiptare të futbollit të femrave, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Australi – Zelandë e Re 2023”, ishte ajo e luajtur në stadiumin “King Baoudoin”  në mes Beligjkës vendase dhe Shqipërisë mysafire. Vajzat kuqezi, të drejtuara nga tekniku shqiptar Armir Grima pësuan një humbje të thellë me rezultatin 7 me 0.

Kombëtarja belge kaloi në avantazh, që në minutën e 6-të të takimit me Cayman, ndërsa pas 20 minutash shënoi edhe Lea De Caigny, duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 2 me 0 në favor të tyre. Për hirë të së vertetës duhet thënë se skuadra kuqezi prodhoi lojë, madje duke krijuar edhe disa raste shënimi, por nuk e gjeti dot rrjetën kundërshtare.

45 minutat e dyta të lojës, trajneri Grima bën disa ndryshime në formacion duke synuar të gjejë golin në portën kundërshtare, por me gjithë përpjekjet e skuadrës tonë kuqezi, kombëtarja belge, e cila është më e forta e grupit nuk lëshon në lojë. Jo vetem që nuk pëson, por edhe shënon edhe pesë herë të tjera në portën tonë duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me fitoren e thellë 7 me 0.

Kjo ishte ndeshja e dytë për Kombëtaren e femrave, që merr kështu humbjen e parë ndaj një prej rivaleve më të forta të grupit, siç është Belgjika, teksa në ndeshjen e parë barazoi me rezultatin 1-1 me Kosovën në “Elbasan Arena”. Shqipëria gjendet në vendin e pestë, me një pikë, ndërsa në vendin e parë renditet Norvegjia me gjashtë pikë të plota.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img