Saturday, April 27, 2024

Futboll-Kupa e Shqipërisë/”Labëria”-Vllaznia”, të mërkurën ora 16.00, transmetim direkt në FB

Lexo

Nesër, merkurë dt.22.09.2021, Ora 16.00, në kompleksin sportiv ” Labëria ” të Vlorës zhvillohet ndeshja midis Vllaznisë dhe Labërisë në kuadër të Turit të parë të Kupës së Shqipërisë.

Skuadra vendase Labëria që luan në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar vjen në këtë ndeshje pas fitores 2-1 ndaj Sopotit në ndeshjen që hapi siparin e kategorisë së dytë për sezonin 2021-2022.

Përballë labëve vlonjatë në këtë sfidë të parë të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, është Vllaznia e Shkodrës, fituesja në fuqi e trofeut të kupës, si dhe nënkampione e Shqipërisë.

Me interes për tifozërinë shkodrane, por e dhe atë vlonjate është të bëhet me dije që ndeshjen në fjalë Labëria-Vllaznia mund ta ndjekin në FC, pasi ajo do të transmetohet direkt në kanalin e klubit Labëria FC, www.labëriafc.al.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img