Thursday, May 2, 2024

Futboll Femra-Pragfinalja e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Apolonia. Trajneri Leka: Vetëm fitore, edhe ky trofe shkon në Shkodër

Lexo

Pas fitimit të titullit të 8-të kampion radhazi, Vllaznia në futboll për femra pret të bëjë të sajën edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë. Për këtë duhet të kalojë me sukses takimin final të këtij kompeticioni duke pasur përballë Apoloninë e Fierit, një rivale kjo e përhershme gjatë viteve të fundit për skuadrën kuqeblu, por që në asnjë moment nuk ka arritur të frenojë vijueshmërinë e fitimit të trofeve të Vllaznisë.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri i skuadrës kampione, Nikolin Leka është shprehur optimist për kalimin me sukses edhe të kësaj ndeshjeje. “Që prej mbylljes së kampionatit kemi vijuar rregullisht përgatitjet për sfidën finale, ndërkohë që falë mbështetjes së presidentit, Lazër Matija, kemi kaluar një periudhë grumbullimi në mjediset komode të kompleksit turistik, Gardenland Resort” të Barbullushit, gjë e cila ka ndikuar që skuadra të jetë në top formë. Padiskutim që synojmë fitoren dhe ju garantoj që edhe trofeu i Kupës mbërrin sonte në Shkodër”, theksoi tekniku kuqeblu, Nikolin Leka.

Sfida finale e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Apolonia luhet sot në “Air Albania” duke filluar nga ora 18.00 dhe për të gjithë ato që dëshirojnë ta ndjekin live, u vjen në ndihmë RTSH, i cili përmes kanalit sportiv, RTSH sport HD, transmeton falas pa pagesë ndeshjen në fjalë, ndërkohë që mund të ndiqet edhe në Tel. dhe Tab. me app. RTSH TANI.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img