Friday, April 19, 2024

Shqipëria U-17 për femra nis seleksionimet. 65 futbolliste nën vëzhgimin e trajnerëve Agustin Kola dhe Armir Grima

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë U-17 në futboll për femra zhvilloi në qendrën e ekipeve kombëtare në Kamëz një seleksionim me lojtare të datëlindjeve 2005-2006, të cilat aktivizohen në kampionatin shqiptar e që kanë qenë prej kohësh nën vëzhgimin e sektorit të Ekipeve Kombëtare në Federatën e Futbollit.

Në këtë seleksionim kanë qenë të pranishme rreth 65 vajza, të cilat janë ndjekur nga afër nga trajneri i ekipit Kombëtar U-17, Agustin Kola, trajneri i ekipit Kombëtar A, Armir Grima si dhe nga të tjerë zyrtarë të sektorit të ekipeve Kombëtare në FSHF.

Qëllimi i këtij seleksionimi është evidentimi i sa më shumë talenteve të kësaj grupmoshe, në mënyrë që të mund t’i shërbejnë ekipit Kombëtar U-17 e më pas edhe ekipeve U-19 dhe ekipit A në të ardhmen.Nën vëzhgimin e trajnerëve, vajzat kanë zhvilluar ndeshje kontrolli, duke u aktivizuar që të gjitha, për të krijuar ide sa më të qarta për ndërtimin e grupit të së ardhmes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img