Sunday, May 19, 2024

Liga e Kampioneve-Reali, Siti e Liverpuli nuk gabojnë, Mesi debuton me barazim

Lexo

Ndeshjet e fazës së grupeve për Ligën e Kampioneve të luajtura mbrëmjen e së mërkurës kanë regjistruar rezultare interesante.Sigurisht që një vëmendje e madhe ishte në “San Siro”, ku Inter priti një kundërshtar si Reak Madrid. Një ndeshje me ritëm, ku zikaltërit kishin mundësi të mira për të shënuar, sidomos në pjesën e parë. Por madrilenët, ekspertë të këtij kompeticioni, arritën të marrin tri pikët në momentet e fundit, me golin e Rodrygo. Në takimin tjetër të grupit D, të luajtur më herët, Sherifi i Tiraspolit ka shtangur Shahtjorin e Donjeckut, duke e mundur me shifrat 2-0, me nga një gol për secilën pjesë loje.

Ndërkaq, në grupin C, në takimin e luajtur më herët, Borusia e Dortmundit ka mundur 2-1 në Stamboll Beshiktashin, me dy gola të shënuar në pjesën e parë nga Bellingam dhe Ha’aland për gjermanët, ndërsa Montero shënon golin e nderit për turqit në fund. Në takimin tjetër të grupit, Sportingu i Lisbonës dhe Ajaksi kanë dhuruar një festival golash, që u mbyll me rezultatin 5-1 në favor të holandezëve.

Në grupin B, përballja midis Atletikos së Madridit dhe Portos e ka mbyllur me rrjeta të paprekura pjesën e parë, ashtu sikundër ka ndodhur edhe në të dytën dhe të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë. Kurse ndeshja tjetër e grupit, Liverpul-Milan, ka parë vendasit të kalojnë në epërsi me një autogol të italianëve, të cilët sidoqoftë përmbysin gjithçka me dy gola të shënuar në fundin e pjesës së parë, duke e mbyllur atë me shifrat 2-1. Por anglezët barazojnë me fillimin e së dytës dhe gjejnë edhe një gol të 3-të që u dhuron fitoren 3-2 dhe 3 pikët.

Në grupin A, Klub Bryzhi ka shtangur Paris SG-në e Mesit, Nejmarit dhe Mbapesë, duke e mbyllur në barazim 1-1 pjesën e parë në Belgjikë dhe duke e ruajtur këtë rezultat edhe në të dytën dhe duke marrë një pikë të vyer. Kurse në takimin tjetër, Mançester Siti e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi 3-1 ndaj Lajpcigut, ndërsa në të dytën janë shënuar edhe 5 gola të tjerë, 3 nga anglezët dhe dy nga gjermanët dhe vendasit fitojnë me shifrat 6-3.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img