Wednesday, February 21, 2024

Futboll Femra-Shqipëria U17 mundet nga Uellsi U17, 2-0. Kualifikueset e Euro U-17

Lexo

Kanë startuar ditën e sotme ndeshjet për “UEFA Ëomen’s U-17 Championship” për grupin B4, që organizohet nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n. Në këtë turne marrin pjesë përfaqësueset e Shqipërisë, Uellsit, Ishujve Faroe dhe Kazakistanit. Të gjitha sfidat e Grupit B4 do të luhen në stadiumin “Elbasan Arena” dhe në “Shtëpinë e Futbollit”.

Shqipëria U-17 e nisi me humbje edicionin kualifikues për “Euro 2024”. Vajzat kuqezi u mundën nga Uellsi me rezultatin 2-0 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Trajneri Agustin Kola e nisi me këtë formacion sfidën ndaj Uellsit: Amelia Mone (GK), Erika Nushi, Isabella Kuci, Angela Nika, Klevisa Ndoci, Leoselda Stalaj, Emma Xhumaqi, Amelia Reci, Xhesika Ndoj, Klesta Ago (C), Stela Vata.

Vajzat e Uellsit realizuan dy herë në pjesën e parë brenda dy minutave. Nia Leëis zhbllokoi takimin në minutën e 40-të, ndërsa Ffion Boëen dyfishoi rezultatin në minutën e 42-të. Me këto shifra përfundoi pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë nuk solli ndryshim në rezultat, pavarësisht insistimit të vajzave kuqezi. Në pjesën e dytë trajneri Agustin Kola aktivizoi edhe Hasajn, Bushatin, Goskovën, Kadiollin dhe Gjonajn.

Sfida tjetër e grupit Kazakistan – Ishujt Faroe u luajt në “Shtëpinë e Futbollit” prej orës 11:30. Vajzat e Ishujve Faroe fituan me rezultatin 1-2 dhe të dy golat i realizuan në pjesën e parë me Tier (1′) dhe Zakariasardottir (42′), ndërsa vajzat e Kazakistanit ngushtuan diferencën në fundin e fraksionin të dytë, në të 85-ën minutë falë një penalltie të shndërruar në gol nga Katran.

Më datë 27 nëntor do të luhen edhe sfidat e dyta të këtij turneu. Shqipëria do të përballet me Ishujt Faroe në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 14:00, ndërsa në “Shtëpinë e Futbollit” do të zhvillohet ndeshja Uells – Kazakistan, në orën 11:00. Ndeshjet e fundit të këtij turneu do të luhen më datë 30 nëntor në orën 14:00. Shqipëria do të përballet me Kazakistanin në “Elbasan Arena”, ndërsa ndeshja Ishujt Faroe – Uells do të luhet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Më poshtë kalendari dhe renditja e ndeshjeve kualifikuese të Grupit B4 të Europianit U-17:

Datë 24.11.2023

Kazakistan– Ishujt Faroe 1-2

Uells – Shqipëri 2-0

Datë 27.11.2023

Uells – Kazakistan “Shtëpia e Futbollit” ora 11:00

Ishujt Faroe -Shqipëri “Elbasan Arena” ora 14:00

Datë 30.11.2023

Ishujt Faroe – Uells “Shtëpia e Futbollit” ora 14:00

Shqipëri – Kazakistan “Elbasan Arena” ora 14:00

Renditja:

  1. Uells 3 pikë
  2. Ishujt Faroe 3 pikë
  3. Kazakistan 0 pikë
  4. Shqipëri 0 pikë

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img