Tuesday, July 23, 2024

Futboll Femra-Turneu ‘UEFA Development U-15’ për vajza, organizuar nga FSHF. Shqipëria përballet me Ishujt Faroe, Maltën e Luksemburgun

Lexo

Veç ndeshjeve zyrtare dhe miqësore të të gjitha ekipeve kombëtare në muajin shtator, Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë edhe turneun europian të grupmoshës U-15 për vajza, ‘UEFA Development’. Ky turne do të zhvillohet në vendin tonë në datat 24 shtator – 2 tetor.

Një turne zhvillimor që i jep mundësinë futbollisteve të vogla kuqezi të masin forcat me bashkëmoshataret e tyre. Në bashkëpunim me Federatën e Futbollit, UEFA ka vendosur që sfidat e këtij turneu të zhvillohen të gjitha në Shqipëri, teksa veç ekipit tonë kombëtar do të marrin pjesë edhe Malta, Ishujt Faroe dhe Luksemburgu, që do të grumbullohen në vendin tonë. Të gjitha ndeshjet janë planifikuar të luhen në fushat e ‘Shtëpisë së Futbollit’ në datat 27, 29 dhe 2 tetor.

Kombëtarja U-15 e vajzave, e drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi do të qëndrojë e grumbulluar në në Durrës, ku do të zhvillojë edhe seancat stërvitore në prag të këtij turneu të rëndësishëm e zhvillimor për këtë grupmoshë.

Turneu është planifikuar të nisë më 27 shtator, me Shqipërinë që do të zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Luksemburgut në ora 14:00, ndërsa në po të njëjtën ditë, Ishujt Faroe do të sfidojnë Maltën në ora 11:00. Takimet e dyta të turneut do të zhvillohen më 29 shtator, me sfidën Luksemburg– Ishujt Faroe që do të luhet në ora 11:00 dhe Shqipëri – Maltë që do të zhvillohet në ora 14:00. Përballjet e fundit në grup do të luhen më 2 tetor, me vajzat kuqezi që do të përballen me Ishujt Faroe në ora 14:00 ndërsa Malta do të luajë ndaj Luksemburgut në ora 10:00.

Në ditët në vijim do të bëhet e ditur edhe lista e lojtareve të grumbulluara nga trajneri Kreshnik Krepi për këtë turne.

 

Kalendari i plotë i ndeshjeve ‘UEFA Development U-16’:

27 shtator

Ishujt Faroe U-15 – Malta U-15, 11:00 ‘Shtëpia e Futbollit’, Tiranë

Shqipëri U-15 – Luksemburg U-15, 14:00 ‘Shtëpia e Futbollit’, Tiranë

29 shtator

Luksemburg U-15– Ishujt Faroe U-15, 11:00 ‘Shtëpia e Futbollit’, Tiranë

Shqipëri U-15 – Malta U-15, 14:00 ‘Shtëpia e Futbollit’, Tiranë

2 tetor

Malta U-15 – Luksemburg U-15, 10:00 ‘Shtëpia e Futbollit’, Tiranë

Shqipëri U-15 – Ishujt Faroe U-15, 14:00 ‘Shtëpia e Futbollit’, Tiranë

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img