Sunday, May 5, 2024

Dinamo zhgënjen përsëri, Erzeni merr fitoren e parë të sezonit

Lexo

ERZENI 2-1 DINAMO (Maliqi 26′, Kahrimanoviç (P) 78′ / Zabërgja 55′)

Erzeni ka arritur të fitojë ndeshjen e parë të javës së katërt kundër Dinamos me rezultatin 2-1. Vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh në pjesën e parë me Maliqin, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një top në zonë duke e çuar në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll vetem me këtë gol.

Ne pjesë të dytë ishte Zabërgjan i cili ktheu baraspeshën në minutën e 55, duke i dhënë qetësinë Dinamos. Më pas dinamovitët u munduan me çdo kusht të gjenin dhe golin e dytë, por në momentin më të mirë të skuadrës së Di Biaxhos, nga një gabim i pafalshëm i portierit Rexhepi, u akordua një penallti nga ku Kahrimanovic nuk gaboi.

Kështu Erzeni shkon në kuotën e 5 pikëve duke u larguar nga zona e mbijetesës, ndërsa Dinamo vazhdon me vetëm tre pikë në katër ndeshje.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img