Friday, March 29, 2024

Futboll Femra U-15/Vllaznia dhe Apolonia fitojnë gjysmëfinalet e para, kualifikimi në finale shumë pranë

Lexo

Kampionati Kombëtar i femrave U-15, një aktivitet ky FSHF e organizon për herë të parë këtë sezon është futur në fazën më interesante. Këtë fundjavë, janë luajtur dy ndeshjet e para gjysëmfinale, në Shkodër Vllaznia-Lushnja dhe në Fier, Apolonia-Kinostudio.

Në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Oliver Matija e kaloi me sukses ballafaqimin e parë gjysëmfinal. 3 me 1 në favor të Vllaznisë ka përfunduar kjo ndeshje, ku golat për skuadrën kuqeblu i shënuan Arlinda Kodra  2 gola, si dhe 1 Lusil Cungu. Përpos fitores që është shumë e rëndësishme, pasi e ofron shumë me finalen, por edhe me titullin që e kanë në objektiv, drejtuesit e klubit shkodran të futbollit të femrave janë të kënaqur me elementin cilësor që bën pjesë në këtë ekip, pasi shohin tek ato brezin e talentuar që po rritet me destinacion ekipin e parë.

Ndërkohë, çifti tjetër, Apolonia-Kinostudio është mbyllur me rezultatin 1 me 0 për skuadrën firake duke hedhur kështu hapin e parë drejt finales për titull. Sipas kalendarit të FSHF-së, takimet e kthimit të gjysëmfinaleve të futbollit femra U-15 do të zhvillohen me datë 22 maj, ndërsa finalja e madhe dështë planifikuar të luhet më 29 maj 2021 në Tiranë .

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img