Tuesday, December 10, 2024

(Intervista) Krymi: Vllaznia nuk e diskuton Europën, por beson shumë edhe tek titulli kampion

Lexo

Ardit, një fitore në moment delikat ndaj Bylisit. Besoni se mund të bëni surprizën e madhe për kreun në tri javët e mbetura?

Ishte një fitore shumë e rëndësishme, pasi vinte pas një humbjeje që kishim pësuar ndaj Kukësit. Natyrisht, ky trepikësh na jep shumë shpresë, pasi do të tentojmë deri në fund. Në këto ndeshje të mbetura duhet që ekipi të japë maksimumin dhe të arrijmë objektivat e këtij sezoni.

Sa shanse ka Vllaznia për të sulmuar vendin e parë?

Përderisa e lejon matematika, ne do të tentojmë deri në fund që të luftojmë për titullin kampion. Gjithsesi, kjo tanimë nuk varet vetëm nga ne.

E shikoni të sigurt pjesëmarrjen në Europë?

Fitorja me Bylisin na ndihmoi shumë ose më mirë të them na afroi me objektivin minimal që ne kemi: kualifikimin në Kupat e Europës përmes kampionatit. Vendi i katërt është më se i mundshëm.

Jeni skuadra që keni udhëhequr më shumë se cilado tjetër kampionatin, por gabuat në momentet më vendimtare. Çfarë nuk shkoi sipas jush?

Mendoj se oshilacionet ndodhin gjatë një kampionati dhe janë të pranueshme. Por, ne nuk duhet që të dorëzohemi. Kjo ka më shumë rëndësi në këtë moment.

Të hënën luani ndaj Kastriotit. Si e parashikoni?

Mendoj se objektivi ynë në këtë takim është vetëm fitorja.

Keni hasur vështirësi me këtë skuadër në fazën e dytë në Shkodër…

Ndeshje të lehta nuk ka, prandaj duhet një vlerësim maksimal për këtë kundërshtar.

Admir Uruçi

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img