Monday, April 29, 2024

Futboll Femra U16-Luhen ndeshjet e javës së shtatë. Vllaznia dhe Apolonia fitojnë në transfertë dhe kryesojnë grupin A dhe B

Lexo

Kampionati i futbollit të vajzave U-16 po vijon tashmë normalisht aktivitetin e tij, teksa janë mbyllur ndeshjet e javës së shtatë në të dyja grupet, A dhe B.  Në grupin A, skuadra e Vllaznisë kryeson renditjen me 19 pikë në total pas 7 javëve, teksa këtë javë mposhti në transfertë Kinostudion me shifrat 2-5. Sakaq, Tirana e vendit të dytë triumfoi me rezultatin e thellë 12-0 kundër Egnatias në shtëpinë e saj, duke grumbulluar 12 pikë, ndërsa ka edhe një ndeshje më pak. Edhe Elbasani siguroi fitore këtë javë, pasi mundi durrsaket e Teutës me rezultatin 3-1.

Ndeshjet e javës së shtatë të kampionatit të vajzave, grupi A

Kinostudio – Vllaznia 2-5

Tirana – KF Egnatia 12-0

KF Teuta – A.F.F Elbasani 1-3

Renditja e ekipeve në grupin A:

Vllaznia 19 pikë

Tirana 12 pikë

AFF Elbasani 11 pikë

Kinostudio 9 pikë

KF Teuta 3 pikë

KF Egnatia 1 pikë

Sakaq, në grupin B, Apolonia mposhti me rezultatin 2-0 Pogradecin në shtëpi në kryesfidën e javës së shtatë. Një ndeshje mjaft emocionuese e dominuar nga fieraket që drejtohen në këtë sezon nga Xhulia Xhindole dhe që tashmë kanë siguruar vendin e parë me 21 pikë, duke mos njohur asnjë humbje. Sakaq, edhe Lushnja mundi me shifrat e thella 6-0 ekipin e Bylisit, që nuk ka bërë aspak mirë në këtë sezon futbollistik. Në ndeshjen tjetër të grupit, Vlora fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Skënderbeut.

Ndeshjet e javës së shtatë të kampionatit të vajzave, grupi B

Lushnja – Bylis 6-0

FC Vlora – Skënderbeu 1-0

Pogradeci – Apolonia 0-2

Renditja e ekipeve në grupin B:

Apolonia 21 pikë

Pogradeci 15 pikë

FC Vlora 13 pikë

Lushnja 7 pikë

Skënderbeu 2 pikë

Bylis 0 pikë

Tashmë kanë mbetur edhe 3 javë nga përmbyllja e kampionatit, teksa pas përfundimit të tij, dy ekipet e renditura më mirë në secilin grup do të kalojnë në fazën play-off, ku do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale dhe në fund finalja që do të përcaktojë edhe kampionen e këtij sezoni për këtë grupmoshë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img