KFF Vllaznia – Apollon Ladies F.C 1-2(Megi Goçi 6’/Freda Krystyba 74’)
Me dy humbje brenda javës, e parë mbrëmjen e së mërkurës ndaj kampiones sëa Sllovenisë Spartak Myjava dhe e dyta pasditen e sotme ndaj Apollon Ladies F.C, që të dyja me rezultatin e ngushtë 2 me 1, Vllaznia e futbollit femra e ka mbyllur aventurën e saj europiane.
Humbja e parë me Spartak Myjava e vlefshme për UEFA Ëomen’s Champions League mbylli pretendimet e vazhdimësinë së konkurimit për fazën e grupeve në këtë kompeticion, ndërkohë që humbja e sotme ndaj kampiones së Qipros Apollon Ladies F.C, e largon edhe nga mundësia e vazhdimit të konkurimit për llogari të Europa Cup.
Sfida e sotme nisi mjaft mirë për ekipin kuqeblu i ciloi arrin të kalojë në avantazh që në minutën e gjashtë me anë të kapitenes Megi Doçi, e cila me një gjuajtje potente e dërgoi topin në rrjeten qipriote Vllaznia dha sinjalet e një skuadre që ka nxjerrë mësime nga humbja e katër ditëve më parë dhe është futur në fushën e lojës për të fituar dhe vazhduar më tej në Europë.
1 me 0 në favor të Vllaznisë mbyllen 45 minutat e para, dhe për shumë minuta ky rezultat vazhdon të qëndrojë në fuqi derisa qipriotet arrijnë të barazojnënë të 74-tën minuta me anë të Freda Krystyba 74’.
Me këtë rezultat mbyllen 90-të minutat e kohës së rregullt për t’i lënë vendin shtesë dy 2×30 minuta, shtesë e cila në 15-të miutat e para shfrytëzohet më së miri nga kampionia e Qipros e cila shënon golin e dytë duke marrë avantazhin 1 me 2.
Pas pësimit të golit, Vllaznia bëri përpjekjet maksimale për të gjetur golin e barazimit dhe për ta çuar fatin e kualifikimit përmes gjuajtjeve të penalltive, por nuk ia doli sepse pas minutës së 120-të përfshirë edhe atë shtesë prej 60-të sekondashë, rezultati 1 me 2 kualifikoi ekipin qipriot, Apollon Ladies F.C.


