Saturday, October 12, 2024

Futboll femra, Vllaznia “kampione e dimrit”, trajneri Leka premton titullin edhe në mbyllje të kampionatit

Lexo

Vllaznia në futboll për femra është padyshim skuadra më e mirë e dhjetë viteve të fundit në aktivitetin e sportin shkodran në tërësi. Si kampione absolute e Shqipërisë, por dhe si pjesëmarrëse e vazhdueshme në kompeticionet Europiane, madje duke kaluar edhe nga dy ture, gjë që e kanë radhitur atë në mes 32 skuadrave më të mira të kontinentit, ajo me të drejtë ka fituar admirimin e të gjithë shkodranëve. E tillë ka qënë Vllaznia e futbollit të femrave edhe për vitin 2020 ku nën drejtimin e trajnerëve Nikolin Leka dhe Arben Parmeza i fitoi të gjitha trofetë e vitit. Në proces është sezoni futbollistik 2020-2012, ku për fazën e parë Vllaznia vazhdon të kryesojë tabelën e klasifikimit me 18 pikë të plota duke u kurorëzuar me titullin simbolik, “kampion i dimrit”. Rezultate këto që e bëjnë krenar teknikun Nikolin Leka, i cili ndër të tjera shprehet. “Normalisht që ishte një vit i mbyllur me suksese nga të gjitha anët, si në aktivitetet kombëtare dhe ato ndërkombëtare, sepse në Ligën e Kampioneve të Europës kaluam një tur dhe në aktivitetet kombëtare kemi fituar dy trofetë, Kupën dhe Kampionatin, ndërkohë që tashmë në mbyllje të vitit për fazën e parë të Kampionatit Kombëtar 2020-2021 jemi në vend të parë pa asnjë humbje duke u shpallur edhe kampion të dimrit me tre pikë të shkëputur nga vendi i dytë. Kështu që, padyshim që jemi shumë të kënaqur për punën që është bërë tek ekipi jonë gjatë kësaj periudhe.”, shprehet trajneri kuqeblu Nikolin Leka. Formula e re e Federatës Shqiptare të Futbollit për futbollin e femrave ka sjellë një rivalitet më të madh për skuadrat pretendente. Por, siaps trajnerit Leka, një gjë e tillë nuk e ka shqetësuar Vllazninë. “Ne e kemi thënë gjithmonë, që sa më shumë konkurencë që të ketë në kampionatin shqiptar, aq më mirë do të jetë, sepse kështu rritet edhe më shumë rivaliteti dhe cilësia në fushën e lojës. Por, ne vazhdojmë punën tonë bëjmë punën tonë gjithmonë. Për ne nuk ka rëndësi se sa skuadra shtohen në kampionat, e rëndësishme për ne është që të ecim përpara në ato objektiva që ikemi vënë vetes.”, thotë trajneri Leka. Duke qënë intervista e fundit për vitin 2020, trajneri i Vllaznisë kampione në futboll për femra, Nikolin Leka, përcjellë edhe urimin e tij për komunitetin sportiv. “Atëherë, unë i uroj gjithë Shkodrës, gjithë sportdashësve shkodranë, gjithë medieve të Shkodërs dhe ekipit të Vllaznisë që të kenë sa më shumë suksese dhe të arrijnë nivele sa më të larta të objektivave që i kanë vënë vetes të gjitha ekipet e Vllaznisë.”, mbyllë intervisten e tij njëshi I pankikës kuqeblu të futbollit të femrave, Nikolin Leka.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img