Friday, April 26, 2024

Peshëngritje-Elez Gjoza, rizgjidhet president i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes

Lexo

Ish peshëngritësi kampion i Partizanit dhe kombëtares kuqezi Elez Gjoza, është zgjedhur president i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Për Gjozën, kjo është hera e dytë që do të ketë rastin të drejtojë institucionin më të lartë të shtangës shqiptare, pasi më herët ishte përsëri në këtë detyrë, por për shak të problematikës së përdorimit të dopingut nga pjesëtarë të shtangës shqiptare, ai dha dorëheqjen nga kjo detyrë në vitin 2018. Në fakt, data e planifikuar për zgjedhjet e presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ishte 14 nëntori, por ajo nuk u arrit të zhvillohej për shkak të reagimit të një pjesë të antarëve të cilët kërkonin me insitim përfshirjen në garë edhe të Elez Gjozajt, i cili ishte përjashtuar nga komisioni i etikës, ndërkohë që për zgjedhjet e dyta të datës 26 dhjetor gjërat u sqaruan duke lejuar garimin e Gjozajt.

Kështu, nga një kandidate si Eglantina Çuni që ishte e vetme për zgjedhjet e para, këtë radha, Asambleja e jashtëzakonshme e mbledhur në sallën sportive “Feti Borova” të kryeqytetit kishte në konkurim katër kandidatë, Eglantina Çunin, Elez Gjozën, Everest Trokën dhe Flamur Isufin. Ky i fundit u tërhoq pak çaste përpara fillimit të konkurimit, ndërkohë që Troka u eleminua në konkurimin e raundit të parë duke lënë në garë duelin Elez Gjoza dhe Eglantina Çuni që ishte rasti i parë per një femër që konkuronte për postin e presidentit të peshëngritjes shqiptare. Në përfundim, Asambleja e Jashtëzakonshme i dha 10 vota Elez Gjozës, ndërkohë që kandidatja tjetër, Eglantina Çuni, mori 6 vota. Në një prononcim të dhënë për medien menjëherë pas njohjes me rezultatin si fitues, presidenti i ri i FSHP, Elez Gjozaj do të shprehej: “Unë falënderoj ata që më votuan, por edhe ata që nuk më zgjodhën, pasi të gjithë do të punojmë bashkë. Ne jemi një federatë elitare dhe më e mira në Shqipëri. Përsa i përket çështjes së dopingut do të mbajë marrëdhënie shumë të sakta dhe permanente me ËADA dhe ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve. Unë kësaj radhe do vendos me vendim të kryesisë që sportisti që del pozitiv do të shkojë për ndjekje penale”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img