Futboll-FSHF shtyn përsëri Kampionatin e Kategorisë së Parë dhe të Dytë

Lexo

Manchester City, kërkon trofeun e Champions League. Guardiola, optimist për suksesin e tretë

Pas fitimit të Premier League dhe FA Cup, Manchester City është në kërkim të Champions League të parë në...

Shqipëria U-15 fiton miqësoren me Maqedoninë e Veriut. E mposht me rezultatin 3-2 në “Elbasan Arena”

Shqipëria U15-Maqedonia U15,  3-2Formacioni i Shqipërisë U15: Aron Kamberi, Xhoel Mezani, Frensi Mali, Dion Vata, Majkol Luka (C), Henry...

Pragfinalja e Champions League, Manchester City-Inter, Inzaghi: Do luftojmë për çdo centimetër

Stambolli është gati për finalen e Champions League mes Manchester City dhe Interit. Dhe Simone Inzaghi, një hap larg...

Me datë 12 janar 2021 Sektori i Garave në FSHF doli me një vendim zyrtar për të shtyrë startin e kampionateve kombëtare të futbollit për kategorinë e parë dhe të dytë pa afat të caktuar. Shkaku ishte moti i keq shoqëruar me reshje të dendura shiu që pati përfshirë territorin shqiptar gjatë ditëve të para të vitit 2021, të cilat dhanë ndikimin negativ në përmbytjen e pjesës më të madhe të fushave sportive të stervitjes por edhe të stadiumeve ku do të zhvilloheshin ndeshjet zyrtare.

…Ndërkohë kur kjo javë pritej të shoqërohej me fillimin e aktivitetit zyrtar të këtyre dy kategorive, vjen një tjetër informacion zyrtar nga FSHF duke bërë të ditur se Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë e parë dhe të dytë do të shtyhet përsëri. Dhe, arsyeja ka të bëjë përsëri me kushtet e motit.

“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se rifillimi i aktivitetit të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë do të shtyhet sërish. Zyra e shtypit në FSHF njofton se vendimi është marrë për shkak të reshjeve të shiut, që parashikohen në fundjavë e që mund të krijojnë problematika të mëdha në infrastrukturën e shumë skuadrave. Në këto kushte, Sektori i Garave në FSHF ka planifikuar që rifillimi i ndeshjeve në të dyja kategoritë të ndodhë fundjavën pasardhëse, më konkretisht 6 shkurt 2021. Ndërkohë, lidhur me këtë ndryshim të kalendarit janë njoftuar edhe klubet e Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë”, thuhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -