Monday, December 9, 2024

Futboll-Kategoria e dytë. Ada sfidon Klosin në transferte, vendos dopieta e Ardi Frrokut

Lexo

Klosi-Ada 0:2(Shënues Ardi Frroku 50’, 62’)

E enjte, 5 nëntor 2020, ora 14.00, stadiumi “Liri Ballabani” i qytetit të Burrelit

Ada: Besnik Ndoj, Alban Bashaj, Juri Bilali, Ani Ferhati(kapiten), Paulo Gurini, Tonin Ndreca, Aldien Puka, Gledia Malaj(  Klajdi Tetovaj 80’), Donald Paloka, Roland Shkreli, Ardi Frroku. Trajner Admir Mehja

Ashtu siç ishte planifikuar, në mesjavë, të mërkurën dhe të enjten, janë luajtur ndeshjet e Kampionatit Kombëtar për të tre kategoritë e futbollit shqiptar, Superioren, Kategorinë e parë dhe Kategorinë e dytë. Për këtë të fundit, sot(e enjte) është luajtur ndeshja e fundit e grupit A, Klosi-Ada. Edhe pse përballja në fjalë është luajtur në stadiumin “Liri Ballabani” të Burrelit, vendasit e Klosit nuk kanë ditur ta shfrytëzojnë faktorin fushë, kjo edhe për faktin se kanë pasur përballë një Adë shumë të motivuar dhe të mirëvendosur në fushën e lojës.  Ndonëse nuk ka pasur shumë kohë në dispozicion për të punuar me skuadren, trajneri i ri Admir Mehja që rreth një muaj më parë mori drejtimin e skuadrës, dukej qartë dora e tij në lojën e formacionit velipojak. Me lojtarë të rinjë në formacionin e parë, aq më tepër që edhe ndeshja luhej në transferte, gjatë pjesës së parë, trajneri Mehja i kushtoi më tepër rëndësi prapavijes për të mos pësuar gol, gjë që i arriti qëllimit për të shkuar në dhomat e zhveshjes me barazimin 0-0. Me orientimet e dhënë në dhomat e zhveshjes, pas pushimit strategjia e velipojakëve ka ndryshuar tërësisht duke i dhënë më shumë përparësi veprimeve sulmuese. Përqëndrimi ka qënë tërësisht tek sulmuesi Ardi Frroku pika referuese e Ades, ku krahas mbështetjes së kolegëve, aftësitë e tija individuale tunden dy herë radhazi rrjeten e skuadrës vendase të Klosit. Kjo ka ndodhur konkretisht në minutat 50-të dhe 62-të, gola këto që vendosen edhe fatin e të gjithë ndeshjes, e cila përfundoi me rezultatin 0 me 2 në favor të Ades së Velipojës.

Pas ndeshjes, duke folur posaçërisht për Veriu Sport, trajneri i Ades, Admir Mehja shprehet i kënaqur për lojën e skuadrës së tij, mes të cilës komplimentet më të mëdha i përcjellë për shënuesin e dy golave, Ardi Frrkoku.

“Ishte një ndeshje shumë e mirë për ekipin tonë, ku vlen të përmenden dy lojtarët 17 vjeçarë, Roland Shkreli dhe Tonin Ndreca, të cilët zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer. Gjithashtu edhe kapiteni kapiteni Ani Ferhati ka qënë një prej më të mirëve të ekipit tonë. Dhe në fund, përgëzoj sulmuesin Ardi Frroku i cili në këtë ndeshje shënoi një dygolësh, do të thoja “Man of the match”, shprehet trajneri Mehja

Ndeshjet e tjera të kategorisë B, grupi A dhanë këto rezultate:

Luzi 2008-Gramshi 2:0, Tërbuni-Shkumbi 0:3, Internacional-Valbona 1:1, Mirdita-Shënkolli 0:1 dhe Sopoti-Bulqiza 5:1.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img