Friday, October 11, 2024

Futboll Kategoria e Dytë/Ada vazhdon serinë e fitoreve, mund Valbonën 1-0 dhe mban vendin e 6 në renditje

Lexo

Pas fitores ndaj Bulqizës të shtunën  e kaluar, velipojakët e Adës regjistruan këtë mesjavë fitoren tjetër të radhës duke mundur Valbonën në shtëpi me rezultatin 1 me 0.  Ndeshja në fjalë për llogari të javës së 16-të të Kampionatit Kombëtar të futbollit të kategorisë së dytë u luajt në stadiumin “Adriatik” të Velipojës. Djemtë e drejtuar nga trajneri Adi Mehja, që për nevoja të skuadrës në pjesën më të madhe të ndeshjeve ka preferuar të luajë edhe në formacion, vijojnë të përformojnë mjaft mirë në fushën e lojës. Ka mjaftuar një spektakël i shënuar nga Roland Shkreli për t’i dhënë fitoren dhe tre pikët e rëndësishme skuadrës velipokaje, ndërkohë që gjatë lojës vendasit kanë patur edhe mundësi të tjera për të thelluar avantazhin.

Duke folur për Veriu Sport, trajneri Mehja shprehet i kënaqur për formën sportive që po paraqet skuadra që drejtohet ai në ndeshjet e fundit ku po regjistron vetëm fitore. Sipas Mehjes, në objektivin e Adës është që të konsilidohet në këtë pozitë ku është aktualisht, vend i gjashtë me 23 pikë, ndërkohë që në vazhdimësi synohet përfshirja në zonën e Play-Off-it me synim kualifikim në kategorinë e parë, aty ku Ada ka konkuruar prej vitesh.

Rrezultatet e javës së 16-të

Grupi A

Ada-Valbona 1-0
Shënues: Shkreli 21’

Sopoti-Shënkolli 8-1
Shënues: Rreshka 6’, Çota 34’, 81’, 88’, Goçi 43’, Llojku 65’, Kullafi 75’/ Ndoj 68’

Mirdita-Internacional 1-1
ShënuesPepa 26’/ Goxhari 53’

Bulqiza-Gramshi 2-3
Shënues: Merdini 48’, Myrta 90+2’/ Latifi 17’, 52’, Solomon 28’

Klosi-Iliria 1-0
Shënues: Libohova 89’

Luzi-Shkumbini 2-2
Shënues: Myslimi 18’, 94’/ Ramazani 22’, Mustafai 65’

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img