Tuesday, April 16, 2024

Futboll-Kategoria e Dytë/Luhet sot java e dytë, spikat derbi shkodran, Murlani-Ada

Lexo

Kategoria e dytë e futbollit shqiptar luan sot ndeshjet e javës së dytë. Për sportdashësist shkodranë, vemendja më e madhe e kësaj jave është e përqëndruar në fushën sportive të Barbullushit, aty ku sot në orën 16.00 luhet derbi shkodran në mes Murlanit vendas dhe Adës së Velipojës.

Ndërkohë që Ada ka një histori dhe traditë të kahershme në vite si një ndër ekipet me peshë të kategorisë së parë, madje duke qënë sfiduese edhe ndaj emrave të mëdhenj të futbollit shqiptar në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, për Murlanin, që ka vetem një vitë që është themeluar si klub, ballafaqimi  sotëm është historik dhe i pari që zyrtarin derbin shkodran të kategorisë së dytë.

Trajneri i Murlanit, Altin Xhahysa, me një karrierë të gjatë si futbollist dhe si trajner do të ketë përballë kolegun e tij Arbër Shytani i cili pas sukseseve në Akademinë Djelmnia Shkodrane, sot ka ndeshjen e tij të parë në pankinën e Adës si trajner.

Murlani vjen në javën e dytë pas fitores së merituar në transfertë me Internacional Tirana, ndërkohë që Ada në javën e parë është mundur në shtëpi nga Elbasani.

Ndeshjet e tjera tëKategorisë së Dytë, Grupi A, janë të Klosi-Gramshi, Shënkolli-Internacional, Luzi-Oriku, KF Elbasani-Veleçiku e cila do të luhet në stadiumin e qytetit të Peqinit, Murlani-Ada dhe Iliria-Bulqiza.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img