Friday, April 26, 2024

Volejboll Meshkuj-Vllaznia e 1001 problemeve surprizon në Kupën e Federatës. Fiton gjysëmfinalen me Erzenin dhe shkon në finale me Tiranën

Lexo

Falë problemeve shumë serioze që kanë kaluar gjatë periudhës së fundit në lidhje me organizimin, mungesë strukturash drejtuse dhe po aq edhe financiare, shoqëruara edhe me largimin e tre titullarëve, Kola, Drinazi dhe Preka, Vllaznia ishte në pikpyetje edhe të pjesëmarrjes në Kupën e Federatës.

Skuadra, ndër të tjera vuante pamundësinë financiare për udhëtimin brenda ditës në Tiranë për ndeshje. Por, dalja në skenë e forumeve drejtuese të Shoqatës së Volejbollit Vllaznia, ndonëse akoma të pazyrtarizuar ligjërisht, mbështetja financiare dhe më shumë ajo morale, bëri që djemtë e drejtuar nga trajnerët Artan Kalaja dhe Ermal Kraja të jepnin më të mirën në fushën e lojës.

Përballë në ndeshjen gjysëmfinale të Kupës, kuqeblutë kishin Erzenin, një skuadër me traditë dhe rezultate të fitimit të trofeve. Një ndeshje që Vllaznia surprizoi me atë nisje fantastike teksa fiton dy setet e parë, respektivisht, 25-19 dhe 25-20. Shijakasit rikthehen në lojë duke arritur të fitojnë dy setet e tjerë, të tretin 25-23 dhe të katertin 25-13.

Barazim 2 me 2, gjë që për të përcaktuar fituesin e kësaj ndeshje duhet të luhet seti final, i cili sipas rregullores ka vetëm 15 pikë. Titullarët Nikolin Qafarena, Ditmir Rrashketa, Gledis Lloshi, Endri Jukni, Ardit Taflaj, Gilman Talani, Aron Dibra, së bashku me pjesën tjetër të stolit, Visar Lleshi, Klaudio Toma, Gersi Jula, Arsen Vjerdha, janë treguar të saktë në setin final duke e fituar atë me shifrat 15-12 dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin e seteve 3 me 2.

Me këtë fitore kuqeblutë shkojnë në finalen e Kupës së Federatës aty ku gjejnë Tiranën, e cila nga ana e saj eleminoi Partizanin në gjysëmfinalen tjetër. Finale kjo që do të luhet mbrëmjen e së dieles në sallën sportive “Farka Volej” duke filluar nga ora 19.00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img