Thursday, March 28, 2024

Arte Marciale-Kampionati Ndërkombëtar i Submission-Grappling. Shkëlqen Vllaznia me 16 medalje, Safet Plangaj me aftësi ndryshe dhuron spektakël

Lexo

Federata e Arteve Marciale-MMA-së, organizoi këtë fundjavë Kampionatin e parë Ndërkombëtar të Submission-Grappling(brazilian jiu-jitsu). Ekipi i Vllaznisë i  drejtuar nga trajneri Elion Puka dhe zv. trajneri Gramoz Hasa, u paraqitën me 34 sportistë ku arritën të bënin një performancë mjaft të mirë dhe gjithashtu rezultate shumë të kënaqshme. Për këtë flasin edhe medaljet e fituara, të cilat 16 të arta në peshat dhe grupmoshat e ndryshme.

Për t’u theksuar është se në këtë kampionat të parë të kësaj discipline të re, grappling (brazilian jiu-jitsu) konkuroi edhe një djalë nga Shkodra me aftësi ndryshe. Ai quhet Safet Plangaj, i njohur edhe më herët në Shkodër për surprizat që ka përcjellë për publikun e gjërë, por këtë radhë ai vendosi të bëhej pjesë e ekipit të Vllaznisë dhe me ndihmën dhe përgatitjen e trajnerit Elion Puka, Plangaj arriti të dhuroi spektakël në tapet. Pamvarsisht nivelit të lartë të kundërshtarit, pasi i mundi me radhë të gjithë kundërshtarët, Plangaj u shpall kampion kombëtar në peshën 55 kg.

Më poshtë mund të njiheni me rezultatet zyrtare të sportistëve shkodranë sipas grupmoshave të ndryshme, duke filluar nga ato të fëmijëve, dhe për të vijuar me ato para të rinjë, të rinjë dhe të rritur, ku Vllaznia fitoi 16 vende të para, 9 vende të 2-ta dhe 9 vende të 3-ta.

Kategoria e fëmijëve

  1. Omer Puka 27 kg, kampion.
  2. Zejd Brahja 25 kg, kampion.
  3. Alim Maho 22 kg, kampion.
  4. Alban Çuka 46 kg, kampion.
  5. Bertan Çeliku 33 kg, kampion.

Kategoria e para të rinjve

  1. Menida Meta 30 kg, kampione.
  2. Revne Deda 40 kg, nënkampion.
  3. Edrit Çoka 41 kg, nënkampion.
  4. Mirgen Kroj 58 kg, kampion.
  5. Rejsi Meaj 36 kg, nënkampion.
  6. Ibrahim Behri 44 kg, vend i 3-të.
  7. Selma Uruçi 46 kg, nënkampione.

Kategoria e të rinjve

  1. Aristid Kraja 59 kg, kampion.
  2. Muhamed Behri 61 kg, vend i 3-të.
  3. Isra Meta 44 kg, kampione.
  4. Eldis Muhja 52 kg, vend i 3-të.
  5. Hysen Kërmeshtna 50 kg, kampion.
  6. Esad Malaj 62 kg, vend i 3-të.
  7. Neual Uruçi 68 kg, nënkampion.
  8. Kevin Bekteshi 63 kg, vend i 3-të.
  9. Sidrit Efendi 88 kg, vend i 3-të.

Kategoria e të rriturve

  1. Ahmed Bregu 62 kg, vend i 3-të.
  2. Nejla Uruçi 67 kg, kampione.
  3. Elsajet Rraboshta 95 kg, nënkampion.
  4. Klevis Hasaj 87 kg, kampion.
  5. Shefqet Tivari 100 kg, nënkampion.
  6. Greta Çinarja 63 kg, nënkampione.
  7. Suada Behri 61 kg, kampione.
  8. Safet Plangaj 55 kg, kampion.
  9. Gramoz Hasa 93 kg, vend i 3-të.
  10. Lindi Dervishi 83 kg, vend i 3-të.
  11. Neriman Puka 53 kg, kampione.
  12. Edison Kraja 68 kg, nënkampion.
  13. Dorela Kraja 62 kg, kampione.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img