Wednesday, February 21, 2024

Futboll-Kategoria e Parë/Edhe katër finale drejt mbylljes së kampionatit. Skënderbeu dhe Dinamo më afër Superiores

Lexo

Kategoria e Pare ka edhe 4 finale drejt fundit te kampionatit. Skenderbeu udheheq me 45 pike ndersa Dinamo ndjek nga pas me -1. Flamurtari i vendit te 3-te ndodhet plot 5 pike larg korçareve. Tashme ekipet do te kerkojn maksimumin ne javet e fundit per te arritur te objektivat e tyre.

Pikerisht te dielen skuadrat do te zbresin ne fushen e lojes per te bere mes tyre llogarite e javës se 24-te ku dy ekipet e kreut udhetojne ne transferte, ndersa vlonjatet presin ne shtepi Tomorin.

Duele interesante jane ne program, ku te 6-ta takimet do te luhen si gjithmone ne te njejten ore 15:00, ndersa per kete jave per shkak te denimit te Terbunit skuadra qe do te jet pushim eshte Luzi.

Skenderbeu do te udhetoj ne Cerrik per te sfiduar Turbinen ndersa Dinamo duelon me Lushjen. Flamurtari pret ne shtepi Tomorin. Korabi qe ndodhet ne vendin e 4-te pret Burrelin. Beselidhja me nje kembe ne Kategorine e Dyte duelon me Apolonine. Takimi tjeter eshte mes Beses dhe Orikut.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img