Teuta-Surpriza e largimit të kapitenit Renato Arapi nga futbolli i luajtur, por mund të kthehet të kontribuojë si trajner

Lexo

- Reklamë -spot_img

Renato Arapi i ka dhënë fund futbollit të luajtur dhe, pas 18 vitesh në futbollin profesionist, kapiteni “kampion” i Teutës ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. Në stërvitjen e Teutës të mërkurën, mbrojtësi 35-vjeçar është përshëndetur me shokët e skuadrës. Ka qenë një vendim i papritur ky për shumëkënd, por jo për vetë Arapin, i cili duket se e ka menduar gjatë.

Dhe, pas një sezoni të rrallë me skuadrën e zemrës, të cilën e riktheu tek titulli pas 27 vjetësh, ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur. Arapi e ka nisur karrierën me moshat e Teutës, për të kaluar më pas te Dinamo ku debutoi në Superiore në sezonin 2002-2003. Mbrojtësi fitoi më pas 6 tituj “kampion” radhazi me Skënderbeun, si dhe një me Teutën si kapiten. Duket se ëndrra e realizuar për fitimin e titullit në Durrës ia bëri më të thjeshtë vendimin.

Tanimë kapiteni historik do të shijojë disa javë pushim, për t’u rikthyer tek futbolli, por në një rol tjetër, teksa Teuta e mirëpret sërish. “Pas një periudhe 3-vjeçare të bashkëpunimit, klubi dhe kapiteni Renato Arapi, i kan thënë mirupafshim njëri-tjetrit duke i lënë një dere të hapur për të ardhmen”, – thuhet ndër të tjera në postimin e klubit bregdetar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Besëlidhja mund kryesuesen Besa dhe nis ngjitjen në tabelën e klasifikimit. Kategoria e Parë-Java e katërt

Besëlidhja-Besa 2-1(Shënues: Olamide 20', Bilali 45'/Prengaj 79') Kartonë të verdhë:Fetaj 45+1',Topallaj 46',Smaçi 49',Molla 65'/Prengaj 40',Rrena 50',Danladi 53' Besëlidhja:Molla,Topallaj,Janku,Bilali(A.Marku 71'),Alidema(Trashi 59'),Smaci(Hila 57'),Fetaj,Zabala,Shyti(Fusha...
- Advertisement -spot_img