Thursday, April 25, 2024

Futboll Kategoria e Parë-Luhen 3 ndeshje të javës 12-të Grupi A, Dinamo merr përkohësisht kreun, Veleçiku pikë shprese me Erzenin

Lexo

Kategoria e Parë e futbollit shqiptar, Grupi A, luajti sot 3 ndeshje, Oriku-Dinamo, Vora-Korabi dhe Veleçiku-Erzeni, ndërkohë që nesër është planifikuar të luhet ndeshja tjetër e këtij grupi, Partizani B-Burreli. Me interes nga ndeshjet e sotme të këtij grupi ishte sfida e luajtur në Vlorë në mes Orikut dhe Dinamos. Vendasit që kërkojnë konsilidimin në mes të tabelës së klasifikimit dhe blutë nga Tirana me pretendimet e rimarrjes së kreut. Një ndeshje e dyluftuar, por që në fund ishte Dinamo që i gëzohet fitores falë golit të shënuar nga Xhixhiua në minutën e  77-të. Me këto 3 pikë, Dinamo rimerr përkohësisht kreun e renditjes duke u ngjitur në kuotën e 23 pikëve, ndërkohë që pret me ankth përfundimin e ndeshjes së Burrelit kryesues me 22 pikë, i cili luan të dielen në kryeqytet përballë Partizanit B. Në barazim 2 me 2 është mbyllur ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo në mes Veleçikut dhe Erzenit. Sfida e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës u shoqërua me një luftë të fortë sportive, hera herës edhe me tension në fushën e lojës. Të parët kanë kaluar në avantazh miqtë nga Shijaku përmes golit të shënuar nga Xhabrahimi në minutën e 38-të, ndërkohë që pjesa e parë mbuyllet me golin e koplikasve shënuar nga Kaçaj në limitin e kësaj pjese. Në të dytën janë përsëri shijakasit që shënojnë në minutën e 55-të me anë të Hyskës duke kaluar në avatazh me shifrat 2 me 1. Minutat në vazhdim ofrojnë një luftë të fortë sportive, Veleçiku duke kërkuar me ngulm golin e barazimit, ndërkohë që miqtë nga Shijaku për të mbajtur në fuqi avantazhin 2 me 1. Loja e mirë dhe presioni i djemve koplikas të drejtuar nga trajneri Ardi Rustemaj shpërblehet në minutën e fundit të ndeshjes, kur Banushi e dërgon topin në rrjetën e Erzenit duke fiksuar kështu barazimin 2 me 2. Një barazim dhe një pikë kjo e merituar për Veleçikun, por që realisht nuk mjafton për të lënë vendin e fundit në tabelen e klasifikimit ku gjendet pas javës së 12-të me 7 pikë.

ORIKU 0-1 DINAMO(Xhixhiua 77′)

VELEÇIKU 2-2 ERZENI(Kacaj 45′, Banushi 90′ / Xhabrahimi 38′, Hyska 55′)

VORA 0-0 KORABI

Të dielen, Partizani-Burreli, ora 13.30

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img