Friday, March 29, 2024

Futboll-Kategoria e Parë/Luhet java e tretë, Tërbuni merr fitoren e parë, Shkumbini mund Erzenin, Besa-Korabi barazim

Lexo

Java e tretë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e parë ka regjistruar rezultate surprizuese. Në tetë ndeshjet e luiajtura pasditën e sotme ka rënë në sy fitorja e debutueses Tërbuni. Skuadra e ardhur nga kategoria e dytë që këtë sezon drejtohet nga trajneri shkodran, Elvin Beqiri ka mundur me rezultain 2 me 0 Lushnjën që konsiderohet pretendente për kalimin në Superiore.

Surprizuese ka qënë fitorja e Shkumbinit të Peqinit, i cili  mundi Erzenit me shifrat 3-2 duke i shkaktuar humbjën e dytë në kampionat shijakasve që ndërlikojnë pozitat në klasifikim.

Ndërkohë, në këtë javë spikati edhe takimi mes Besës dhe Korabit, dy skuadrat që pretendojnë për elitën. Ndeshja e zhvilluar në Luz përfundoi me shifrat e barabarta 1-1, ku shkodrani Tafili shënoi për kavajasit në minutën e 7 shënoi, ndërsa Marku 5 minuta nga përfundimi i takimit shënoi për dibranët duke barazuar ndeshjen në 1 me 1.

Ballshiotët e Bylis fituan në shtëpi ndaj Turbinës me shifrat 4-0 dhe kryesojnë të vetëm tabelën e klasifikimit në Kategorinë e Parë.

Rezultatet e Kategorisë së Parë

SHKUMBINI-ERZENI 3-2

MALIQI-APOLONIA 1-1

TËRBUNI-VORA 1-0

TOMORI-LUSHNJA 2-0

BUTRINTI-BURRELI 1-0

BESA-KORABI 1-1

BESËLIDHJA-POGRADECI 2-2

BYLIS-TURBINA 4-0

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img