Wednesday, April 24, 2024

Futboll-Kategoria e parë/Veleçiku-Valbona dhe Pogradeci-Labëria, duelet e sotme të fazës Play Off

Lexo

Veleçiku i Koplikut i drejtuar nga trajneri Dritan Smajli luan sot finalen e radhës të fazës Play Off duke pasur përballë Valbonën e Tropojës. Ndeshja në fjalë që i përket gruput A do të luhet në stadiumin e Vorës duke filluar nga ora 16:00.

Koplikasit vijnë në këtë përballje psi mundën në finale e parë të Play Off-it Naftëtarin me rezultatin e thellë 4 me 0. Veleçiku është renditur i dyti në grupin A pas Vorës e cila është ngjitur direkt në kategorinë e parë. Për koplikasit që kanë objektiv për t’u rikthyer në kategorinë e parë, aty ku kanë qënë për vite me radhë, nëse kalohet me sukses ndeshja e sotme, atëherë do të ketë edhe një betejë të fundit me njërën nga skuadrat e fundit të kategorisë së parë, atë të vendit të nëntë që pritet të jetë Burreli.

Objektiv për t’u rikthyer në kategorinë e parë kanë edhe pogradecarët, të cilët në këtë sezon futbollistik drejtohen nga trajneri shkodran, Samuel Nikaj. Pogradeci që i përket grupit B të kategorisë së dytë nuk arriti të kualifikohet direkt në të parën, sepse një gjë të tillë e arriti AF  Elbasani. Skuadra e drejtuar nga Nikaj do të përballet sot me Labërinë në stadiumin e Rrogozhinës duke filluar nga ora 16:00 dhe më pas, për të siguruar një vend në kategorinë e parë, fituesi i kësaj sfide do të luajë me vendin e 10-të të Kategorisë së Parë. Një sfidë kjo jo pak e lehtë për Pogradecin, kur kemi parasysh se në skuadrën e labe bëjnë pjesë shumë futbollistë vlonjatë, por megjithëatë, tekniku Nikaj beson shumë në fitoren e sotme.

Ndeshjet e fazës Play Off të kategorisë së dytë

GRUPI A: VELEÇIKU-VALBONA 16:00 (stadiumi i Vorës)

GRUPI B: POGRADECI-LABËRIA 16:00 (stadiumi i Rrogozhinës

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img