Wednesday, May 8, 2024

Futboll Kombëtarja/Sot, ora 20.15 miqësorja Çeki-Shqipëri në stadiumin “Generali Česká pojišťovna Arena” të Pragës

Lexo

Pas Uellsit që barazoi 0-0, miqësorja e radhës për ekipin tonë përfaqësues është ajo kundër Çekisë, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Generali Česká pojišťovna Arena” të Pragës duke filluar nga ora 20:15. Në pritje të këtij ballafaqimi, kombëtarja shqiptare zhvilloi mbrëmjen e së hënës në orën që do të luhet ndesha, seancën e fundit stervitore anti-Çeki.

Nga sa është parë, tekniku Reja ka bërë testime me lojtarët e grumbulluar sa i përket skemave dhe formacioneve të mundshme përgjatë rreth 90 minutave, që ishte edhe kohëzgjatja e seancës. Sipas stafit mjekësor të kuqezinjëve, nuk ka deri më tani probleme fizike për asnjë nga lojtarët që janë aktualisht me Kombëtaren në Pragë dhe grupi në dispozicion pritet të jetë i plotë.

Menjëherë pas përfundimit të seancës stervitore, trajneri Reja dhe mbrojtësi dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti, kanë dalë në një konferencë shtypi zyrtare për mediat. Trajneri Edoardo Reja vlerësoi shumë kundërshtarin, duke bërë një analizë të skuadrës çeke, si dhe theksoi se në këtë ndeshje pret që skuadra të shfaqë përmirësim sidomos në fazën sulmuese. Sa i përket formacionit që do të hedhë në fushë për këtë ndeshje, tekniku kuqezi u shpreh se ende nuk ka vendosur. “Unë mendoj se Çekia është në një nivel me Uellsin si kundërshtar, kanë lojtarë shumë të shpejtë dhe që luajnë shumë mirë në kundërsulm dhe ajo që është më e rëndësishme, nuk humbasin aspak kohë. Luajnë shumë mirë me topat e gjatë, dinë t’i shfrytëzojnë shumë mirë hapësirat dhe të vënë në vështirësi në çdo moment. Sigurisht ne presim që të shfaqim përmirësime në këtë ndeshje, sidomos në fazën sulmuese dhe siç e kam thënë dhe në ndeshjen me Uellsin, duhet të jemi më të zotë në pjesën e kundërsulmueve. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për faktin që mbrojtja është repart i konsoliduar dhe ka bërë shumë mirë, por duhet të bëjmë përmirësime në fazën sulmuese dhe të tregojmë që kemi bërë hapa përpara. Kjo ndeshje është vërtetë një test për ne, në mënyrë që të provojmë sa më shumë në fazën sulmuese dhe të provojmë sa më shumë raste. Jam i bindur që do të përmirësohemi më kalimin e kohës dhe do e shohim që te kjo ndeshje.”, tha ndër të tjera tekniku Reja.

Ndërkohë, mbrojtësi nga Kosova i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, teksa iu përgjigj interesit të medias, foli për ndeshjen e zhvilluar ndaj Uellsit, duke vlerësuar paraqitjen e skuadrës si dhe u shpreh se skuadra do të japë maksimumin ndaj Çekisë, pavarësisht se çekët janë skuadër shumë e fortë. “Jam dakord për paraqitjen pozitive ndaj Uellsit. Ka sigurisht gjëra që mund të përmirësohen. Skuadra çeke është një skuadër me të njëjtin nivel fizik dhe besoj që në sulm janë disa lojtarë me cilësi, të cilët disa i njohim dhe luajnë në Europë. Do japim maksimumin tonë për t’ia dalë për të fituar ndeshjen.”, u shpreh Gjimshiti.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img