Saturday, April 27, 2024

Brdariç vazhdon si kuqeblu. Arrihet marrëveshja mes palëve, zyrtarizimi paraditen e së martës

Lexo

Realisht kishte jo pak dyshime nëse Thomas Brdariç do të vazhdonte punën në krye të Vllaznisë, apo jo. Kjo, edhe për faktin se në adresë të gjermanit kishin mbërritur jo pak oferta joshëse, nga brenda dhe jashtë vendit. Por, që prej mbrëmjes së hënë peshorja ka anuar në anën e Vllaznisë.

Një takim i paralajmëruar mes sponsorit të Vllaznisë Alban Xhaferi dhe trajnerit Thomas Brdariç që shoqërohej nga menaxheri i tij Uliks Kotrri që ka zgjatur rreth tre orë duket se ka rezoltuar i suksesshëm, gjë të cilën e konfirmojnë edhe vetë palët përkatëse.

Alban Xhaferi(Sponsor i Vllaznisë): “Kishim një takim të shëndetshëm me trajnerin Thomas Brdariç. Trajneri është shprehur se ka dëshirë të rinovojë kontraten, gjithashtu dëshira ishte edhe e jona. Ishin diskutime teknike. Mendoj që paraditen e së martës do të kemi edhe nënshkrimin e kontratës me Brdariç. Mund të themi që kemi gjetur të mesmen e artë. Trajnerin Brdariç e vlerësoj shumë për punën dhe gadishmërinë e treguar për arritjen e kësaj marrëveshje. Kemi vendosur përpara dëshirën për të vazhduar projektin dhe pastaj kushtet e kontrates.”, është shprehur ndër të tjera sponsori dhe kandidati për privatizimin e KF Vllaznia, Alban Xhaferi duke e bërë të kryer në masën 95% arritjen e marrëveshjes dy palëshe.

Thomas Brdariç(Trajner i Vllaznisë): “ Kemi vendosur që të takohemi të martën ku do analizojmë edhe dy-tre gjëra të vogla dhe mendoj se së bashku ta vendosim zyrtarisht vazhdimin e punës në krye të Vllaznisë. Situata duket mirë por kemi nevojë të pushojmë pak pastaj gjërat t’i shohim me qetësi. Jo nuk mund të themi që është e mbyllur për të ardhmen, sepse kemi dy pika ndërsa tjerat janë mbyllur dhe jemi afër besoj. E përgjithshmja është e mirë dhe jemi afër. Nuk është çështje thjeshtë parash, s’ka lidhje me paratë dhe ajo që unë kam kërkuar është që të jemi profesionist dhe të gjejmë mundësinë për të punuar në grup. Ajo që është e rëndësishme duhet ta përgatisim skuadrën për këtë kompeticion të rëndësishëm dhe për të ardhmen dhe kjo është e rëndësishmja përse ne duhet të punojmë në grup.”, është shprehur kroato-gjermani i pankinës kuqeblu, Thomas Brdariç.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img