Friday, May 17, 2024

Pezullohet Ankandi për shitjen e KF Vllaznia. Ankesa për skualifikimin e kandidatit Almiro Gurakuqi merret parasysh nga Komisioni i Prokurimit Publik

Lexo

Pezullohet Procesi i “Shitjes me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a. në masën 100%”. Shkak për këtë është bërë ankesa e njërit prej kandidatëve të regjistruar si konkurent për privatizimin e KF Vllaznia. Në fazën e mëparshme të ecurisë së proçesit në fjalë Njësia e Ankandit pranë Bashkisë Shkodër, nga tre kandidaturat që depozituan brenda afatit të caktuar dokumentacionin përkatës, ajo e sponsorit  aktual të Vllaznisë, Alban Xhaferi, “Joni 5 sh.p.k” dhe e kompanisë së përfaqësuar nga Almiro Gurakuqi, kualifikoi vetem të parën, ndërkohë që dy të tjerat u skualifikuan nga gara për mungesë dokumentacioni.

Menjëherë pas informacionit të marrë për skualifikim, kandidati Gurakuqi së bashku me kolegun e tij të stafit të kompanisë, Tedi Mula dolën në një konferëncë shtypi duke përcjellë përpara gazetarëve shkodranë argumentet e tyre kundërshtuese ndaj këtij vendimi, ndërkohë që deklaruan ankimimin e tyre pranë strukturave përkatëse. Ankimim, i cili është pranuar nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik, i cili ka vendosur të marrë në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga Almiro Gurakuqi dhe kompania që ai përfaqëson duke vendosur të pezullojë ankandin deri në shqyrtimin e ankesës dhe marrjen e një vendimi.

Ndër të tjera, në vendimin e marrë nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik me kryetar Jonaid Myzyri, Vilma Zhupaj dhe Merita Zeqaj antar, thuhet se Bashkia Shkodër duhet që brenda 5 ditësh të dërgojë informacion të hollësishëm mbi procedurën e ankandit, ku të pasqyrohet procesi i shqyrtimit të ofertave si dhe argumentet mbi pretendimet e kandidatit Almiro Gurakuqi.

Vendimi në fjalë i marrë nga Komisioni i Prokurimit Publik për pezullimin e Ankandit të shitjes së Vllanzisë vjen në një moment kur skuadra kuqeblu është në ndërtim e sipër për sezonin e ri futbollistik si dhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Që do të thotë, se çdo vonesë në këtë drejtim nuk është në interes të çështjes organizative të klubit Vllaznia. Ndaj, opinioni sportiv shkodran dhe më gjërë është i interesuar që proçesi në fjalë të zhvillohet sa më shpejt dhe sipas ligjeve përkase të fitojë më i miri, pasi në këtë mënyrë fiton edhe vetë Vllaznia duke pasur një bazë të shëndoshë financiare si garanci për të ardhmen e saj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img