Saturday, April 20, 2024

Futboll-Merkato/Kuqeblutë zyrtarizojnë blerjen e dytë, vjen qëndërmbrojtësi Darko Bulatoviç. Prezantim pompoz i malazezit!

Lexo

Kuqeblutë e kanë nisur merkaton për sezonin e ri futbollistik 2021-2022 me repartin e prapavijës. Pas mbrojtësit Egzon Shima që vjen nga Besa e Kavajës ku luajti sezonin e kaluar, ditën e sotme është zyrtarizuar blerja e një tjetër futbollisti, i cili edhe ai i përket repartit të mbrojtjes. Bëhet fjalë për futbollistin që vjen nga kampionati malazez, Darko Bulatoviç, i cili luan si qëndërmbrojtës.

“Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka nënshkruar sot me qendërmbrojtësin Darko Bulatoviç. Ai në sezonin e fundit luajti për skuadrën e Sutjeskës së Nikshiqit në Superligën malazeze, ndërkohë që është edhe lojtar i kombëtares së këtij vendi.

Bulatoviç do të jetë pjesë e Vllaznisë për sezonin 2021-2022. Ndërkohë drejtuesit e klubit vazhdojnë negociatat me lojtarë të tjerë cilësorë, në përmbushje të objektivit për një prezantim dinjitoz në Kupat e Evropes dhe fitimin e titullit kampion për sezonin e ri.

Mirë se erdhe te Vllaznia Darko!”, thuhet në komunikatën për shtyp që klubi kuqeblu shpërndau mesditën e së shtunës për mediat.

Interesant është fakti se në prezantimin e këtij futbollisti kanë marrë pjesë krerët më të lartë të klubit të futbollit Vllaznia. Nga sa dallohet edhe në foto, malazezi Darko Bulatoviç është i rrethuar nga kryebashkiakja e Shkodrës dhe njëherazi presidente e KF Vllaznia Voltana Ademi, sponsori i Vllaznisë Alban Xhaferi si dhe drejtori sportiv, Alban Xhaferi.

Nuk kuptohet qartë mesazhi që kupola e klubit ka dashur të përcjellë me anë të kësaj foto, rëndësinë dhe reputacionin e madh të futbollistit të blerë nga Mali i Zi, apo ndonjë sinjal tjetër që mund të ketë të bëjë me të ardhmen e klubit kuqeblu?

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img