Friday, April 19, 2024

Futboll Moshat-Kubazi i papërmbajtshëm! I shënon tre gola Laçit. Vllaznia U-17 fiton 4-1 dhe mban kryesimin e kampionatit

Lexo

Vllaznia U17-Laçi U17  4-1

Shënues: Meta 31’, Kubazi 50’, 90’, 92’, /Kodra 52’

E premte, 10 shkurt 2023, ora 10:00, Stadiumi “Reshit Rusi”-Shkodër

Vllaznia: Lekaj, Meta, Marashi, Kubazi, Toni, Ara, Gerbeti, Sylja, Hajdari, Smakaj, Çelepia(U aktivizuan: Ivziku). Trajner: Gilman Lika

Laçi: Rroku, Çoba, Meta, Kodra, Suli, Lleshaj, Haxhiu, Pepa, Daci, Lekaj, Ibishaj(U aktivizuan: Kecani, Jaku, Bibaj)

Gjyqtarë: G. Çokaj, K. Zefej, R. Çuni. I katërt: B. Pjetrushi

Një fitore të thellë dhe të merituar ka regjistruar sot ekipi i Vllaznisë U-17, teksa ka mundur Laçin me  rezultatin 4-1. Fitgore kjo që vazhdon ta mjbajë Vllazninë U-17 në vendin e parë të tabelës së klasifikimit, tashmë në kuotën e 36 pikëve, 5 më shumë sesa Teuta e vendit të dytë dhe 7 nga Tirana e vendit të tretë.

Ndeshja vlefshme për javën e 15-të të Kampionati Kombëtar të futbollit për moshat, kategoria Superiore, është luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës duke konfirmuar edhe një herë skuadrën kuqeblu si më të mirën e kampionatit.

Një ndeshje, ku ashtu si edhe në të tjerat, ka spikatur talenti i futbollit shkodran, Gerald Kubazi, i cili në këtë ndeshje tundi tre herë rrjetën e portjerit mik Rroku. Golat e Kubazit janë shënuar në pjesën e dytë, përkatësisht 50’, 90’, 92’. Një bomber ky kuqeblu, për të cilin me të drejtë, drejtuesit e klubit kuqeblu krenohen me të, madje kanë reaguar ashpër për lënien në hije duke mos e thirrur në grumbullimet e kombëtares U-17.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje ka përfunduar me rezultatin 1-0 për Vllazninë falë golit të shënuar nga Skënder Meta në minutën e 30-të. Pjesa e dytë nisë me golin e dytë të shënuar në të 50’ nga Kubazi për Vllazninë, por dy minuta më pas janë miqtë nga Laçi që janë kundrapërgjigjur në të 50-tën minutë me anë të Kodrës duke shkurtuar diferencen e golave në 2-1.

Duket se kurbinasit marrin moralin e duhur për të kërkuar golin e barazimit, por në minutat e fundit vijnë edhe dy golat e tjerë radhazi të Kubazit që vulos përfundimisht rezultatin 4-1 në favor të Vllaznisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img