Saturday, April 27, 2024

Futboll Moshat-Vllaznia U-19, rikthehet tek fitorja. Mund Laçin në shtëpi me golin e Ersi Zaganjorit

Lexo

Vllaznia U19-Laçi U19    1-0   (Shënues: Zaganjori 71’) 

E premte, 10 shkurt 2023, ora 13:00, Stadiumi “Reshit Rusi”-Shkodër

Vllaznia: Lujkaj, Rroku, Selmani, Kapllanaj, Repaj, Muhaj, Zaganjori,  Cungu, Kodra, Hagrepi, Brahimi(U aktivizuan( Guri, Nika, Halili,). Trajner: Edmond Doçi

Laçi: Lika, Gjini, Hyseni, Pjetraj, Likaj, Xeka, Biba, Doda, Ndrecaj, Pali(U aktivizuan: Miza, Alija, Çepele, Myrta)

Gjyqtarë: E. Pjetrushaj, K. Zefej, R. Çuni, B, Pjetrushi

Vllaznia U-19 është rikthyer tek fitorja. Skuadra e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi, priti sot në Shkodër ekipin e Laçi në kuadrin e javës së 15-të të Kampionatit Kombëtar të moshave, kategoria Superiore.

90-të minutat e luajtura në stadiumin “Reshit Rusi” janë shoqëruar me një luftë të fortë sportive dhe me ritëm sulmues nga të dyja skuadrat, të cilat kishin objektiv fitoren.

Lujkaj, Rroku, Selmani, Kapllanaj, Repaj, Muhaj, Zaganjori,  Cungu, Kodra, Hagrepi, Brahimi, ishin futbollistët me të cilët trajneri Doçi e nisi ndeshjen nga minuta e parë, ndërkohë që në të 33-tën, në formacionin kuqeblu aktivizohet edhe Markelian Guri.

Në barazim, 0-0, është mbyllur pjesa e parë, ndërkohë që edhe në 45 minutat e dyta barazpesha në rezultat vazhdon të jetë në fuqi deri në minutën e 71-të, atëherë kur talenti Ersi Zaganjori shënon golin e avantazhit për Vllazninë.

Avantazhi i jep moralin e duhur skuadrës kuqeblu, e cila vazhdon të luaj më mirë se kundërshtari. Në dhjetë minutat e fundit, Doçi freskon formacionin duke aktivizuar edhe Halilin, ndërkohë që më herët të njëjtën gjë kishte bërë edhe me Niken.

Kuqeblutë mbajnë në fuqi avantazhin duke pritur vërshëllimen përfundimtare të gjyqtarit Pjetrushaj, i cili zyrtarizon fitoren e merituar të Vllaznisë U-19. Një fitore kjo në kohën dhe momentin e duhur për t’i dhënë frymëmarrje skuadrës kuqeblu, e cila duket se pas disa luhatjeve në fazën e parë, pritet të jetë më cilësore në fazën e dytë.

Kampionatin kombëtar të 19-vjeçarëve  e kryeson pas javës së 15-të, Apolonia me 34 pikë. Tirana dhe Partizani, në vend të dytë dhe të tretë me nga 31 dhe 23 pikë. Në vendtë katërt, Akademia Tirana me 20 pikë dhe Vllaznia e pesta me 18 pikë, po aq sa ka edhe Skënderbeu i vendit të gjashtë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img