Wednesday, May 8, 2024

Futboll Moshat-Start pozitiv i ekipeve të Vllaznisë, fitojnë U-15, U-17, U-19, humb U-13

Lexo

Sezoni i ri futbollistik për Kampionatin Kombëtar të Futbollit Kategoria Superiore për moshat ka nisur në mënyrën më të mirë ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia. Në javën e parë, luajtur të dielen e kaluar, nga katër ndeshje të luajtura nga grupmoshat U-13 deri në U-19, kuqeblutë fituan tre dhe humbën një.

Dy ekipet U-17 dhe U-19, në krye të të cilëve për këtë sezon të ri futbollistik janë trajnerët Edmond Doçi dhe Vioresin Sinani,  ishin mysafirë në Laç duke luajtur respektivisht përballë ekipeve vendase. Dy ndeshje që u mbyllën me fitoret e merituara të skuadrave kuqeblu.

Në përballjen e 17 vjeçarëve, Vllaznia fitoi me rezultatin e thellë 1 me 7. Për skuadrën kuqeblu shënoi dopietë Marko Guri, futbollist i cili sezonin e kaluar spikati si titullar me ekipin e parë të Murlanit dhe që me kërkesën e trajnerit Doçi rikthehet sërishmi tek Akademia Vllaznia. Një tjetër 17 vjeçar i talentuar si Xhoel Hajdari është shënues i dy golave për skuadrën e Doçit, për të vijuar me nga një gol me autor Shimaj, Dodaj dhe Kubazi. Fitorja në transfertë me rezultat të thellë 1 me 7, është një sinjal që Vllaznia U-17 këtë sezon pritet të jetë pretendente kryesore për trofe.

Me fitore e ka mbyllur ndeshjen në transfertën e Laçit edhe ekipi U-19. Tre pikëshi për skuadrën e drejtuar nga ish kapiteni Vioresin Sinani ka ardhur përmes golit të shënuar nga Paolo Pjeshka. Një futbollist ky që sipas specialistëve të futbollit shkodran pritet të jetë edhe më cilësor në fushën e lojës se sa i vëllai i tij që Denis Pjeshka, pjesë e Vllaznisë së madhe dy-tre sezone më parë.

Fitorja e tretë për ekipet e Akademisë Vllaznia është ajo e U-15. Skuadra kuqeblu që këtë sezon drejtohet nga trajnerët Brikeno Bizi dhe Gjon Kola luajti derbin me skuadrën e Akademisë Basania e mundur atë me rezultatin 2 me 0 me gola të shënuar nga dyshja e talentuar, Bizi-Prendi.

E vetmja humbje që pësoi Akademia Vllaznia në javën e parë të kampionatit për sezonin e ri futbollistik, ishte ajo për kategorinë e moshës U-13. Ekipi që drejtohet nga Fatjon Hasani dhe Haris Dalipi u mund me rezultatin e ngushtë 2 me 1 nga ekipi i KF Shkodra. Për klubin Shkodra shënoi dopietë Halili, ndërsa për kuqeblutë, të vetmin gol e shënoi Bega.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img