Monday, May 20, 2024

Lajm i mirë-Vllaznia, bashkëpunim me klubet europiane kuqeblu. Gati edhe një donator i fuqishëm përkrah presidentit Alban Xhaferi

Lexo

Ekipi kuqeblu po menaxhohet mire. Ky është mendimi i ish drejtuesit të klubit Vllaznia në kohën kur drejtonte ish presidenti Valter Fushaj, Ardian Zaganjori. “Jam shumë i gëzuar që shoh që pranë Vllaznisë është afruar  një sponsor i fuqishëm si Bavaria, kjo është një garanci për menaxhimin dhe financat e klubit. Dalloj që presidenti Alban Xhaferi e ka filluar me këmben e djathtë, ka ndihmën e jashtëzakonshme të zotit Blendi Dibra, dhe këto janë tregues shumë pozitiv për një Vllazni edhe më të fortë në vazhdimësi”, shprehet Zaganjori për Vllazninë aktuale, që sipas tij është në baza të shëndosha. Gjithnjë në lidhje me menaxhimin perfekt që po i bëhet klubit Vllaznia, Zaganjori vlerësoi edhe faktin që në ndeshjen me Teutën konstatoi disa reklama të reja të vendosura në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, të cilat janë garanci për financat e klubit. Një tjetër e re që ka të bëjë me kampin kuqeblu, është edhe bashkëpunimi me një firmë të njohur të uniformave sportive. “Shpresoj që falë një njohje dhe interesimi timin, në janar Vllaznia të jetë e loguar me uniformat e firmës Jako, shumë e njohur për cilësinë e materialit të saj”, thotë Zaganjori.

Klubet europiane kuqeblu

Vllaznia është gati të bashkëpunojë me të gjithë klubet europiane që luajnë me uniformën kuqeblu. Iniciativa, interesante dhe domethënëse është marrë nga ana e drejtuesve të KF Vllaznia dhe pritet të vihet në jetë shumë shpejt. Lajmin në fjalë e bën  të ditur “Me sa  jam i informuar, presidenti Alban Xhaferi ka kohë që ka nisur kontaktet me përfaqësues të klubve të njohura europiane që luajnë me uniformën kuqeblu. Është një iniciativë e bashkëpunimit të të gjithë ekipeve europiane që kanë fanelën kuqeblu, bisedat janë në një fazë shumë të avancuar dhe shumë shpejt do të ketë informacione kontrete shumë pozitive për një gjë të tillë.”, tha në emisionin “Sport Show” TV1 Channel ku ishte i ftuar, ish drejtuesi KF Vllaznia, Ardian Zaganjori, i cili me sa duket ka një bashkëpunim të mirëfilltë edhe me drejtuesit aktualë të klubit kuqeblu.

Donator i fuqishëm pranë Vllaznisë

Krahas bashkëpunimit të pritshëm me klubet europiane që luajnë me uniformën kueqlu, një lajm tjetër po aq i mirë është afrimi pranë KF Vllaznia të një donator të fuqishëm. Sipas Zaganjorit, kontaktet kanë kohë që kanë nisur dhe shnumë shpejt do të bëhet i ditur emri i biznesmenit që do të jetë përkrah presidentit Alban Xhaferi për të kontribuar dhe garantuar financat e Vllaznisë në vazhdimësinë e saj.

Merkato

Kuqeblutë, realisht kanë bërë një merkato të zgjeruar për sezonin e ri futbollistik duke sjellë në skuadër një bollëk futbollistësh, sidomos nga jashtë vendit. Duke folur për këtë temë, Zaganjori është i mendimit se jo të gjithë janë cilësorë, dhe për këtë paralajmëron se në janar mund të ketë largime të një pjesë të tyre. “Ne duhet ta falim Xhaferin sivjet për këto futbollistë, ai po vuan atë që thuhet mungesa e eksperiences. Në ekipin e Vllaznisë kemi shumë lojtarë që në janar mund të largohen, aktualisht këto kanë qënë futbollistët në treg. Por, me këtë menaxhin dhe organizim kam besim të plotë se Vllaznia do të ecë përpara”, tha Zaganjori.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img