Thursday, April 25, 2024

Futboll Moshat Superiore / Sot dy derbi në “Reshit Rusi”, Vllaznia-KF Shkodra U17 dhe Vllaznia-Shënkolli U-19

Lexo

Java e 20-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për moshat kategoria Superiore ka rezervuar dy derbi. Bëhet fjalë për derbin shkodran, Vllaznia-KF Shkodra për kategorinë e moshës U-17, si dhe derbin verior, Vllaznia-Shënkolli të moshës U-19. Që të dyja ndeshjet luhen sot në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës duke filluar nga ora 10.00.

Të parët që do të zbresin në fushën e lojës janë 17 vjeçarët, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi dhe Shkodra me trajner Arbion Kopliku, dy skuadra këto që janë të pozicionuara në mesin e tabelës së klasifikimit.

Ndërkohë, ai që pritet me shumë interes është derbi verior i 19 vjeçarëve, Vllaznia-Shënkolli. Një takim ky që për kreun e tabelës së klasifikimit. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani kryesojnë renditjen e klasifikimit të Grupit A me 25 pikë kërkojnë fitoren e radhës për të mbajtur vendin e parë. Ndërkohë, të njëjtën gjë kërkon edhe skuadra mike, e cila drejtohet nga një trajner shkodran si Haris Lika që është rivali kryesor i Vllaznisë për kreun. Takimi në fjalë, që konsiderohe edhe si një derbi mes trajnerëve shkodranë, Zmijani-Lika është i planifikuar të luhet në orën 12.00 po në fushën e stadiumit “Reshit Rusi” menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së parë të 17 vjeçarëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img