Saturday, April 20, 2024

Futboll Moshat-Superiore U-19/KF Shkodra realizon objektivin e sezonit

Lexo

Ndonëse Kampionati Kombëtar i Futbollit Superiore për moshat ka edhe pesë javë për t’u luajtur, për KF Shkodra objektivi për ekipin U-19 është realizuar. Nuk bëhet fjalë për trofe, por mbijetesë, qëndrimin në kategori. Në fakt, prania e KF Shkodra U-19 në kategorinë Superiore ishte një risi për konkurimin e kësaj kategorie dhe që u prit mjaft mirë edhe nga opinioni sportiv shkodran. Ndër të tjera, pozitive ishte krijimi i një derbi shkodran me Akademinë Vllaznia U-19 që i mungonte kësaj kategorie. Ballafaqime këto, të cilat ndonëse të dominuara nga kuqeblutë, për tifozërinë shkodrane të të dy krahëve ishin mjaft interesante. Megjithatë, për drejtuesit e KF Shkodra, qëndrimi në kategori për këtë sezon konsiderohet sukses, e argumentuar kjo tek të qënurit debutues, por edhe nga përbërja e skuadrës me element më të ri se sa rivalët e tyre.

Një gjë të tillë, drejtuesit e KF Shkodra e kanë përcjellur përmes një postimi zyrtar në faqen e tyre të rrjetit social FB.

 “Ekipi U-19 i KF.Shkodra me ndeshjen e fituar në Durrës me Shkëndinë 5:3 ka arritur 5 jav para përfundimit të kampionatit qëndrimin në superlig. Ky ishte dhe objektivi i këtij ekipi mqs merrte pjesë për herë të parë në superligë dhe lojtarët e formacionit bazë kanë qënë kryesisht një moshë më e vogël. KF.Shkodra falenderon të gjithë lojtarët për këtë arritje: Maldin Tafa, Deniljo Moleci, Arsid Temja, Alesio Hoxha , Luis Lera, Ildi Xhakaj, Daniel Kodra, Albi Shpuza , Gerti Sukai , Roel Oborri, Alfred Kaçaj, Reid Hasmegaj, Xhovano Shabi, Alban Sykaj, Xhuljan Preka, Lensi Çaku, Muhamet Curraj, Mikelanxho Nilaj, Gjuljano Kodra, Samuel Fikaj. Stafin e ekipit: Rudi Piraniqi, Arbion Kopliku, Bujar Celufaj. Bravo, urime dhe suksese në sezonin tjetër me objektiva më të larta. Por kemi përsëri objektiva për t’i realizuar në këtë mbyllje të sezonit, po punojmë dhe ekipet U-17 , U-13 ta ruajnë qëndrimin në superligë, dhe ekipi U-15 ka si objektiv daljen në superligë. Me punë dhe vetem punë sakrifica, disiplinë një klub që mbështetet vetem në këto parime pa asnjë mbështetje nga asnjë institucion, besojmë se kemi kontribuar sado pak në zhvillimin e futbollit të moshave në qytetin tonë.”, shkruhet në mesazhin e postuar në FB nga drejtuesit e KF Shkodra.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img