Pas emocioneve që dhuruan dy javët e parë të Superligës në kampionat, futbolli shqiptar rikthehet këtë javë me ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Falë situatës së Covid-19, formula e ballafaqimit edhe për këtë tur do të jetë me vetem një takim. Sektori përkatës në Federaten Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar tre data për zhvillimin e dueleve në fjalë, në përfundim të të cilave ekipi fitues kualifikohet në turin e tretë të këtij kompeticioni. Të enjten e 12 nëntorit, ora13:30 do të luhen këto çifte: Tirana-Korabi, Teuta-Kastrioti, Bylis-Dinamo, Kukësi-Besa, Skenderbeu-Pogradeci dhe Partizani-Apolonia. Një ditë më pas më 13 nëntor, po në orën 13.30 është planifikuar të luhet ndeshja Vllaznia-Elbasani, ndërkohë që më 14 nëntor, ora 13:30, sfida e fundit e këtij turi, Laçi-Egnatia. Nga sa mësohet, edhe për dy turet e tjera do vijohet të luhet me nga një takim, por që në ndryshin nga turet paraardhëse, për turin e tretë çerekfinal dhe atë gjysmëfinal, FSHF do të hėdhë short të lirë, nga ku do të mēsohet edhe klubi prìtës që do të luhen ndeshjet teke të të dyja raundėve kualifìkues.
Lexo
Kupa e Shqipërisë mbyllë turin e dytë. Zyrtarizohen 4 çiftet çerekfinaliste, dhe datat kur do të luhen ndeshjet
Janë mbyllur 8 ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë, ku u përcaktuan edhe 8...
U eleminua nga Kupa, drejtori sportiv i shijakasve, Ervis Xhafa, premton një Erzen potent në kampionat!
Erzeni, humbi derbin durrsak duke u mundur në përballjen e sotme 1-0 nga Teuta. Humbje kjo e eleminon nga...
Teuta-Erzeni 1-0. Martini: E merituam kualifikimin, kërkojmë Europën!
Durrsakët gjenden në një pozitë të vështirë në fundin e tabelës së klasifikimit të kategorisë Superiore, por me fitoren...
Të fundit
Kupa e Shqipërisë mbyllë turin e dytë. Zyrtarizohen 4 çiftet çerekfinaliste, dhe datat kur do të luhen ndeshjet
Janë mbyllur 8 ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë, ku u përcaktuan edhe 8...
Futboll
U eleminua nga Kupa, drejtori sportiv i shijakasve, Ervis Xhafa, premton një Erzen potent në kampionat!
VeriuSport - 0
Erzeni, humbi derbin durrsak duke u mundur në përballjen e sotme 1-0 nga Teuta. Humbje kjo e eleminon nga vazhdimësia e konkurimit në Kupën...
Futboll
Teuta-Erzeni 1-0. Martini: E merituam kualifikimin, kërkojmë Europën!
VeriuSport - 0
Durrsakët gjenden në një pozitë të vështirë në fundin e tabelës së klasifikimit të kategorisë Superiore, por me fitoren e sotme ndaj Erzenit kualifikohet...
Futboll
Gruda në fushë dhe Martini në pankinë, dy shkodranë kualifikojnë Teutën në çerekfinale
VeriuSport - 0
Teuta-Erzeni 1-0(Shënues: Gruda 83’)Teuta ia del të kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Një gjë të tillë e ka realizuar duke eleminuar Erzenin...