Friday, March 29, 2024

Futboll-Superiore U-21 java e 4, Vllaznia mund Kastriotin 4 me 3 dhe kap kreun e klasifikimit

Lexo

Vllaznia-Kastrioti 4:3

(Shënues: Deda 12’, 82’, Çoba 29’, Lekaj 72’/ Zhivanaj 17’, 84’, Danaj 31’)

E martë, 1 dhjetor 2020, ora 13.00, fusha sportive “Reshit Rusi” Shkodër

Formacionet

Vllaznia: Qarri, Sekja, Isufi, Shema, Bushaj, K. Leka, E. Lekaj, Hoxha, Smajli, Çoba, Deda. Trajner Fatjon Hasani(U aktivizuan gjatë ndeshjes: Dodani, Palaj, Dulaj, Mali, Rrasa

Kastrioti: Lena, Zhivanaj, Rosaj, Ndreu, Zeneli, Kulla, Vokrri, Rroshi, Gjini, Basha, Puja, Trajner Shkëlzen Ristani(U aktivizuan gjatë ndeshjes: Daci, Xheka)

Arbiter:  EDVIN HOXHA(Lezhë)

Asistenti i parë: Elvis Gjoka(Lezhë)

Asistenti i dytë: Krist Zefej(Lezhë)

Arbitri i katërt: Gerard Çokaj(Lezhë)

Delegat: Ismet Arkan(Lezhë)

Vllaznia e kategorisë Superiore U-21 ka realizuar një fitore të rëndësishme duke mundur Kastriotin më rezultatin 4 me 3. Ndeshja në fjalë, e cila luhej për llogari të javës së katërt u zhvillua pasditen e së martës në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës. Një përballje kjo që dhuroi plot 7 gola, 4 në portën e miqve nga Kruja, dhe 3 në atë të Vllaznisë. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani dhe kolegu i tij Nefail Zhejani e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 12-të kur kaluan në avantazh me golin e shënuar nga Eraldo Deda. Por, gëzimi i Vllaznisë nuk shkoi gjatë, sepse ishin miqtë nga Kruja pas 5 minutash barazojnë me anë të Zhivanajt. Në vijim, vendasit i shtojnë veprimet sulmuese dhe në të 29-tën kalojnë në avantazh me Mehdi Çobën, por krutanët kundërpërgjin përsëri pas dy minutash me një gol tjetër, këtë radhë me autor Danaj duke e mbyllur pjesën e parë në barazpeshë 2 me 2.

Fraksioni i dytë i lojës është edhe më i bukur se i pari, ku megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, rezultati 2 me 2 qëndron në fuqi për shumë minuta deri sa në 72-tën Elmir Lekaj shënon golin e tretë për Vllazninë, që duke u pasuar me të katërtin në të 82-tën me Deden, i dyti personal për të në këtë ndeshje, avantazhi kuqeblu shkon në 4 me 2. Kastrioti nuk dorëzohet dhe rihap takimin me golin e shënuar nga Realf Zhivanaj, në të 84-tën minutë, i treti për skuadrën e tij dhe i dyti personal në këtë ndeshje. Minutat në vazhdim janë edhe më të bukura, pasi miqtë këmbëngulin për ta barazuar rezultatin, por nuk ka më kohë, sepse gjyqtari kryesor i ndeshjes, lezhjani Edvin Hoxha vërshëllen për mbylljen e gjithë ndeshjes, e cila fikson shifrat, 4 me 3 për Vllazninë. Me këtë fitore ndaj rivalit direkt Kastrioti, Vllaznia U-21 kryeson tabelën e klasifikimit për grupin A.

Për t’u theksuar është se takimin e 21 vjeçarëve, Vllaznia-Kastrioti e ndoqi nga afër i gjithë stafi kuqeblu me në krye trajnerin Thomas Brdariç, çka tregon për vemendjen dhe interesimin që ato kanë tek kjo skuadër, aq më tepër kur 6 futbollistë që janë pjesë e ekipit të parë ishin pjesë e formacionit në këtë përballje.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img