Kupa “Autochthonous”, Shkodra Sport Event organizon edicionin e tretë

Lexo

Futboll Moshat U19-Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, mund në finale Apoloninë, 3-0

Është luajtur sot në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë për moshat U-19 mes...

(Video)Boks-Profesionist. Shkodranët Kajoshi dhe Hysa, triumfojnë në ringun e Shkodrës. Mposhtin respektivisht, Andrejs Volincuks dhe Ëillbeforce Shihepo

Dy boksierët e talentuar shkodranë, Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa kanë vijuar rrugën e sukseseve në boksin profesionist. Duelet...

“Shkodra Sport Event”, shoqata e themeluar nga arbitri i futbollit Jetmir Podgorica me qëllim organizmin e veprimtarive sportive si dhe promovimin e figurave, ngjarjeve dhe datave të traditës sportive në qytetin verior, ishte organizatore e aktivitetit të radhës. Bëhet fjalë për Kupën “Autochthonous”, aktivitet që vjen në edicionin e tretë të tij me pjesëmarrjen e 12 ekipeve nga Shkodra, Tirana etj. Në projektin që organizatorët e aktivitetit kishin planifikuar do të ishin pjesëmarrës edhe ekipe nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, por për shkak të situatës së krijuar nuk ishin prezent.

Ekipet përkatase që i përkasin kategorisë së moshës U-9 dhe U-11 konkuruan për dy ditë me radhë në mjediset e Kompleksit Sportiv “Lici”.

Pas ndeshjeve eleminatore, të cilat u shoqëruan me një luftë të fortë sportive dhe rivalitet mes ekipeve pjesëmarrëse, për kategorinë U-9 në finale u ndeshën ekipi i  Djelmnisë Shkodrane 2017 me atë Shpresa, ku fitues doli ekipi Shpresa. Ndërkohë, finalen U-11 mes Djelmnia Shkodrane 2017-Shkodra, e fitoi ekipi i KF Shkodra.

Në ceremonië e mbylljes së aktivitetit, organizatorët vlerësuan më të mirët e aktivitetit duke i nderuar me kupa dhe diploma përkatëse.

Ekipi më fair play u shpallë Bashkimi

Portieri më i mirë U-9 Geron Sukniqi (Shpresa)

Mbrojtësi më i mirë U-9 Ardis Jubica (Shpresa)

Mesfushori më i mirë U-9 Omir Plangaj (Bashkimi)

Sulmuesi më i mirë U-9 Amarildo Prendi (Djelmnia Shkodrane 2017)

Lojtari më i mirë U-9 Sergen Jakupi (Shpresa)

Lojtari i së ardhmes U-9 Enio Cungu (Autokton)

Portieri më i mirë U-11 Rei Shpuza (Shpresa)

Mbrojtësi më i mirë U-11 Gersi Dragani (Shpresa)

Mesfushori më i mirë U-11 Rigers Kodra (Labeat)

Sulmuesi më i mirë U-11 Erjon Vajushi (Shkodra)

Lojtari më i mirë U-11 Denis Veshi (Autokton)

Lojtari i së ardhmes U-11 Gjergj Shabi (Djelmnia Shkodrane 2017)

Arbitri më i mirë Erdis Dibra


 

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe një surprizë që organizatorët e Kupës Autokton patën për ekipin e ardhur nga Tirana duke i dhuruar një fanele të ekipit kombëtar me autografet e stafit organizativ dhe të gjithë trajnerëve. Ndërkohë, në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, organizatori i këtij aktiviteti Jetmir Podgorica që njëherazi është edhe president i shoqatës “Shkodra Sport Event falenderoi përzemërisht për mbeshtetjen e këtij eventi, gazetarin e mirënjohur Genc Kastrati, Edmond Ndou, Armir Ramja, Abdurrahman Fangaj, Professional Partners, TV1 Channel si partner mediatik, Karburanti Start me adresë ne Bahçallek, Andi Berdica për dizajnet e tij, Kompleksin Sportiv Lici, Hotel Argenti, fotografin Ilirjan Kallaj, Kolegjumin e Arbitrave të Futbollit Shkodër me kryetar Dritan Salaj, si dhe çdo pjesëmarrës në këtë kupë!

Gaspër MARKU

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Erzeni vuan, por mbijeton në Superiore. Shijakasit mundin Korabin 2-1 në ndeshjen finale të Play-Out-it

Erzeni-Korabi 2-1 (Shënues: Sadiki 3’, Mehmeti 93’/Tabaku 19’)Erzeni:Xhika,Sadiki,Kriviçiç,Leao(Iljazi 46),Kadriu,Mehmeti,Alan(Asani 125),Kahrimanoviç(Kiqina 125),Peposhi,Ademi(Osmanllari 68),Nonato(Kapllani 116) Tranjer:Alfred DeliallisiKorabi:Qyrani,Paplekaj(Buci 84),V.Lila,Lala,Selmani(S.Mziu 102),Kasalla(Karakashi 116),Joti,S.Lilaj(Demaj 69),Tabaku,Beshiraj,Keko Tranjer:Shpend KumbarçeArbitra: Eldorjan Hamiti(Lezhe),...
- Advertisement -