Friday, October 11, 2024

Futsal-Super fitore e Vllaznisë. Kuqeblutë mundin Partizanin në transfertë 6-7, objektivi për vendin e dytë Europian, vazhdon

Lexo

Partizani-Vllaznia  6-7(Shënues: Alsid Tafili 2, Ari Djepaxhia 3, Besfort Gjoklaj 1, Senad Lekaj 1)

Formacioni i Vllaznisë: Olsi Gjergji(Portjer), Senad Lekaj, Alsid Tafili, Besfort Gjoklaj, Ari Djepaxhia, Rei Boshti, Saimir Hyseni, Donald Ujka, Sidrit Xhafer, Sabjan Hurmi. Trajner: Arben Xhaferi

Vllaznia në futsal ka arritur një fitore shumë të rëndëishme duke mundur në transfertë Partizanin me rezultatin 6 me 7. Sfida në fjalë, e vlefshme për Javën e shtatë të Kampionatit Kombëtar të Futsal është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” të Durrësit.

E filluar në orën 20:30, sfida në fjalë ka është shoqëruar me një rivalitet të madh duke sjellë në vemendje ndeshjen gjysëmfinale mes këtyre dy skuadrave. Dhe, nëse në atë përballje fitues doli Partizani me rezultatin 9 me 8, këtë radhë është Vllaznia që bën të njëjtën gjë duke fituar me një rezultat të ngushtë, 6 me 7.

Emocionet e kësaj ndeshje kanë qënë pafund, ku fundi sidomos ka qënë shumë dramatik. Themi kështu, pasi dy golave të Alsid Tafilit, tre të Ari Djepaxhirë dhe një të  Besfort Gjoklajt, rezultati është i barabartë me shifrat 6 me 6. Dhe, pikërisht kur duhej më pak se një minut lojë për t’u mbyllur e gjithë ndeshja, është perla e kapitenit Senad Lekaj, gjuajtja e të cilit përfundon në rrjetën e Partizanit duke vulosur fitoren e Vllaznisë, 6 me 7.

Një fitore kjo që ka brenda kontributin e të gjithë skuadrës me në krye dyshen e veteranëve të skuadrës, Senad Lekaj dhe Alsid Tafili, të trajnerit pasionant Arben Xhaferi që ka edhe detyrën e drejtorit sportive, dhe padyshim edhe mbështetjen e vazhdueshme të presidentit Fisnik Barbullushi, i cili nuk mungon të jetë prezent në të gjitha ndeshjet, siç ishte edhe ko e fundit.

Fotoja që shoqëron shkrimin, e shkrepur në dhomat e zhveshjes duke festuar fitoren menjëherë pas ndeshjes, flet qartë, jo vetëm për gëzimin e suksesit në fjalë, por edhe mesazhin e drejtpërdrejtë që pas mos kapjes së objektivit të titullit kampion si dhe Kupës së Shqipërisë, kjo skuadër po lufton fort dhe me këmbëngulje, të paktën për kapjen e vendit të dytë, pozicion që të çon në Europë.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img