Futsall-Eliminatoret e Kampionatit Europian 2022, Shqipëria mund Danimarkën 2-3

Lexo

(Video) Vllaznia, shpallet kampione në Gjimnastiken Artistike. Trajnerët Izmir Kashi dhe Shpresa Salja, përsërisin suksesin e vitit të kaluar!

Për ekipin e Vllaznisë, Gjimnastika Artistike është shndërruar në një passion dhe burim suksesesh. Për të dytin vitë me...

Longo: “Nuk kemi marrë atë që kemi merituar por ky është futbolli”

Trajneri i Flamurtarit, Diego Longo, foli pas humbjes me Korabin me rezultatin 1-2:“Kemi parë një ndeshje që luajtëm vetëm...

Kumbarçe: “Fitore e merituar, kjo fitore shkon për kapitenin. Do doja të ndesheshim me Erzenin”

Korabi arriti të kualifikohej në finalen e “play off” dhe tani do të presë se cila skuadër do të...

Kombëtarja e Shqipërisë në Futsall e drejtuar nga trajneri Erind Resuli ka marrë fitoren e parë në kuadër të ndeshjeve të vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Europian 2022 të Futsallit. Në përballjen me kombëtaren e Danimarkës, takim  ky që u luajt të enjten në sallën e Parkut Olimpik të Tiranës kuqzinjtë tanë fituan me rezultatin 2-3.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, me një pjesë të parë që foli vetëm shqip, me disa raste shumë të mira për t’u shënuar, dy prej të cilave u kthyen në gol.
Goli i parë për kuqezinjtë tanë shënohet nga Selmanaj në minutën e 10-të të takimit. 2 minuta më vonë, është Halimi i cili dyfishon rezultatin, duke i dërguar shifrat 0-2 në favor të kuqezinjve. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, në minutën e 29-të, Selmanaj shkund sërish rrjetën e danezëve, duke trefishuar rezultatin për Shqipërinë.

Nga ana tjetër, në minutën e 33-të, janë danezët që shënojnë duke shkurtuar rezultatin me Falck, ndërsa shtatë minuta më vonë është Hansen, ai i cili dyfishon shifrat për Danimarkën, por pa ndryshuar fatin e lojës, sepse Shqipëria e fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin 2 me 3.

Ndeshja në fjalë në fakt duhej të luhej në Danimarkë, por u luajt në Shqipëri, pas vendimit të marrë në konsultat e vazhdueshme me UEFA-n, Federatën Daneze të Futbollit dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, për shkak të masave kufizuese të përcaktuara nga autoritetet shtetërore daneze për parandalimin e përhapjes së Covid-19, si edhe karantinës së detyruar për të gjithë personat që hyjnë në Danimarkë.

Kombëtarja e Shqipërisë në Futsall bën pjesë në një grup me Ukrainën, Kroacinë dhe Danimarkën, në një grup ku sipas rregullohes ndeshjet janë miratuar të luhen me sistem vajtje-ardhje.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -