Wednesday, April 24, 2024

Futsallë-Tjetër fitore e Vllaznisë. Kuqeblutë mundin thellësisht Diamant Futsallë në transfertë, 4-12, dhe vazhdojnë të kryesojnë kampionatin

Lexo

Diamant Futsallë-Vllaznia Futsallë  4-12

(Shënues për Vllazninë: Hyseni, Hasaj( 4), Kiri(3), Lera(2), Lekiqi 1, Laçeja 1)

Vllaznia e Futsallës vazhdon serinë e fitoreve. Pas asaj të regjistruar javën e kaluar në Shkodër, duke mundur ekipin e Futsallës të Forcave të Armatosura me rezultatin 7 me 5, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj, regjistruan një tjetër fitore.

Në kuadrin e javës së shtatë të Kampionatit Kombëtar të Futsallës, Vllaznia Futsallë luajti në transfertë me ekipin Diamant Futsallë. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit, Goga të Durrësit, Vllaznia mposhti në të gjitha drejtimet ekipin vendas, Diamant Futsallë.

Këtë e verteton qartazi, edhe rezultati i thellë që regjistroi Vllaznia futsallë duke shënuar plot 12 gola, ndaj 4 të skuadrës vendase, Diamant Futsallë. Që nga minuta e parë e ndeshjes dhe deri në fund të saj, Vllaznia ishte dominuese. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 2 me 7 në fitim të Vllaznisë, e cila në pjesën e dytë shënon edhe pesë gola të tjera, ndaj dy të vendasve duke fiksuar rezultatin përfundimtar, 4 me 12 në favor skuadrës kuqeblu.

Pozitive për skuadrën kuqeblu në këtë ndeshje ishte rikthimi i Kirit, një futbollist ky me shumë përvojë dhe pikë kryesore e formacionit, i cili si pasojë e një ndëshkimi të marrë nga Komisioni i Disiplinës, i mungoi skuadrës për disa ndeshje radhazi. Përpos motivimit më shumë të skuadrës në fushën e lojës, personalisht, Kiri shfaqet në këtë ndeshje edhe golashënues, me tre gola, njëri më i bukur se tjetri.

Krahas tre golave të Kirit, golat e tjerë për Vllazninë u shënuan nga Hyseni, Hasaj( 4),  Lera(2), Lekiqi 1, Laçeja 1). Me këtë fitore, Vllaznia, vazhdon të kryesojë kampionatin me pikë të barabarta me Flamurtarin e Vlorës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img