Thursday, April 25, 2024

Kupa e Shqipërisë-Në mesjavë takimet çerekfinale. Dueli më i fortë luhet në “Loro Boriçi”, Vllaznia-Partizani, të mërkurën, ora 17:00

Lexo

Pas rezultateve disi surprizë të javës së 23-të të Abissnet Superiore, sidomos humbja e Vllaznisë në shtëpi me Kastriotin e vendit të fundit, vemendja e elitës së futbollit shqiptar është e përqëndruar këtë mesjavë tek Kupa e Shqipërisë.

Për dy ditë me radhë, e martë dhe e mërkurë, do të luhen takimet çerekfinale, tur në të cilin janë kualifikuar tetë skuadrat e kategorisë Superiore, gjë që e bën edhe më të luftuar betejen e tyre për të shkuar në gjysëmfinale.

Sektori i garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar që dy sfidat e para çerekfinale të luhen mesditën e së martës, duke filluar nga ora 13:00: Egnatia-Laçi dhe Kastrioti-Tirana.

Ndërkohë, e mërkura rezervon dy duelet më të forta, Teuta-Kukësi dhe sidomos, Vllaznia-Partizani. Që të dyja ndeshjet janë planifikuar të nisin në orën 17:00, por natyrisht që vemendja më e madhe do të jetë e përqëndruar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, aty ku ballafaqohen dy skuadra të traditës, të cilat janë rivale edhe në luftën për titullin kampion.

Këto janë ndeshjet e para të turit çerekfinal, ndërkohë që ndeshjet e kthimit, ku edhe vendoset fati i skuadrave që kalojnë në gjysëmfinale, do të luhen me 15 dhe 16 mars 2023. Burime pranë FSHF-së, bëjnë të ditur se për përcaktimin e dy çifteve gjysëmfinaliste do të ketë short të lirë mes katër skuadrave që do të kualifikohen në këtë tur. Ndërkohë, që finalja e këtij kompeticioni është vendosur që të luhet me datë 28 maj, në një stadium që do të përcaktohet në ditët në vazhdim.

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para çerekfinale

Të martën
Egnatia-Laçi 13:00
Kastrioti-Tirana 13:00

Të mërkurën
Teuta-Kukësi 17:00
Vllaznia-Partizani 17:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img