Sunday, May 5, 2024

Godasin futbollistin e tyre, dy trajnerët e Butrintit arrestohen nga policia e Sarandës

Lexo

Dy trajnerët e skuadrës së Butrintit, Neritan Novi dhe Dhiogjen Muça janë arrestuar nga policia pasi goditën me grushte futbollistin e ekipit Albi Selimaj.

Sipas njoftimit të policisë, dy trajnerët u vunë në pranga menjëherë pas marrjes së njoftimit se futbollisti ishte dhunuar. Ata akuzohen për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se një futbollist ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje, menjëherë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”, – thuhet në njoftimin e policisë. – “Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Albi Selimaj, 21 vjeç (futbollist) ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje futbolli, nga 2 trajnerët e ekipit të futbollit në të cilin ai ishte pjesë. Aktualisht 21-vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u bë ndalimi i shtetasve Neritan Novi, 52 vjeç (trajner i parë) dhe Dhiogjen Muça, 45 vjeç (përgatitës atletik), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë”, – përfundon njoftimi i Policisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img