Thursday, May 16, 2024

Vetëm 200 lekë për të shijuar duelin, tradicional, Vllaznia-Partizani. Dalin në treg biletat e ndeshjes së Superiores, java e 21-të

Lexo

Vllaznia-Partizani, superndeshja e javës së 21-të të Superiores që do të luhet të dielën në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 17:00, për nga mënyra sesi po përgatitet në kampin kueblu, të ngjan me përmasat e një finaleje të madhe.

Serioziteti maksimal që stafi teknik po tregon në proçesin stërvitor me skuadrën kuqeblu, drejtuesit e presidencës nga ana tjetër me mbështetjen maksimale që po i japin skuadrës, si dhe mirëorganizimi që po i bëhet pjesëmarrjes massive të tifozëve në stadium në mbeshtetje të Vllaznisë për fitoren e mirëpritur, pritet që kjo sfidë të shndërrohet në spektakël të vertetë.

Dhe, e gjithë kjo shfaqje sportive, që nuk vjen shpesh, kushon vetëm 200 lekë për t’u shijuar. Kështu ka vendosur presidenca për të mbajtur në fuqi atë çmim që ka pasur edhe në ndeshjet e mëparshme të zakonshme.

Kaq është çmimi në tribunën C, çmim që nuk ndryshon as për tifozërinë mysafire, për të cilën është përcaktuar vendi i posaçshëm për to.

Natyrisht, që në vazhdim, sipas tribunave përkatëse, çmimet variojnë nga 400 lekë, në 1000 mijë lekë, dhe jo më shumë se 1500 lekë në tribunën VIP.

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia, informon çmimet e biletave dhe vendet përkatëse ku ato do të tregtohen, shitja e të cilave ka filluar që nga pasditja e së premtes.

KF VLLAZNIA – FK PARTIZANI

Duke filuar nga sot, biletat mund t’i gjeni:

Tek dyqani UNIVERSAL

(Ora 09:00 – 20:00)

Biletatia e Stadiumit “Loro Boriçi“

Të Shtunën dhe të Dielën

(Ora 10:00 – 18:00)

Market VLLAZNIA – Tek Stacioni i Trenit

ONLINE: https://shop.vllaznia.al/biletat/

𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐲𝐭 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐧ë 𝐬𝐭𝐚𝐝𝐢𝐮𝐦, 𝐄𝐣𝐚 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐓𝐢!

𝐅𝐨𝐫𝐜𝐚 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img