Thursday, April 25, 2024

Grumbullohet kombëtarja U-15, dy futbollistë të Akademisë Vllaznia pjesë e saj

Lexo

Kombëtarja shqiptare e 15-vjeçarëve është grumbulluar prej dy ditësh në qytetin e Elbasanit, ndërkohë që pjesë e kuqezinjëve janë edhe dy futbollistë të Akademisë së Futbollit Vllaznia. Ato janë, Juli Gurraj dhe Erigestino Pepnikaj, të cilët janë aktivizuar edhe në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot me ekipin Pepa U-16. Ndeshja e luajtur në ambientet e kompleksit “Pepa” në Elbasan dhe që përfundoi në favor të kuqezinjve, me rezultatin 1-0 me gol të shënuar nga mesfushori Grazhdani.

Shqipëria U-15, e drejtuar nga trajneri Armand Dama e zhvilloi këtë ndeshje për të testuar gjendjen e skuadrës dhe të futbollistëve të vegjël. Ekipi zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Hila, Paci, Pepnikaj, Nela, Xhafkollari, Laze, Grazhdani, Lushaj  Malaj, Nderjaku dhe Qosja. Në pjesën e dytë trajneri aktivizoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicon: Zadeja , Rrenga , Gurraj, Balliu, Elmazi, Muça, Laze, Bleta, Bozhiqi, Malaj dhe Xhafkollari.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img