Monday, April 29, 2024

Grumbullohet në “Gardenland Resort” Barbullush Shkodër Kombëtarja e futbollit femra /20 futbolliste në dispocion të trajnerit Armir Grima

Lexo

20 futbolliste, 18 nga kampionati shqiptar dhe 2 nga jashtë kanë nisur sot grumbullimin në “Gardenland Resort” të Barbullushit Shkodër ku do të përgatiten nën drejtimin e trajnerit Armir Gima për një ndeshje miqësore. “Kombëtarja shqiptare e femrave do të luajë javën e ardhshme një ndeshje miqësore me Bosnje Hercegovinën në Zenica, në datë 9 Prill. Një test ky për trajnerin Grima, për të parë gjëndjen e lojtareve dhe për të vëzhguar më nga afër elementet që vijnë për herë të parë në këtë grumbullim.”, thuhet në informacionin shpërndarë për median nga ana e zyrës për shtyp pranë FSHF.

Nga sa bëhet e ditur, në listën kuqezi janë 20 lojtare, 18 prej të cilave janë nga kampionati shqiptar ku dominon elementi nga Vllaznia kampione dhe dy lojtare janë pjesë e Mitrovicës në kampionatin e Kosovës. Sipas programit të hartuar nga stafi teknik, vajzat kuqezi do të stërviten me dy seanca në ditë përpara se të udhëtojnë drejt Zenicës për të luajtur miqesoren me përfaqësuesen e Bosnjes.

Kjo ndeshje është e para për skuadrën e trajnerit Grima pas muajit dhjetor ku mbyllën fushatën eliminatore për Kampionatin Europian, një fushatë eliminatore e sukseshme e cila tregoi përmirësimin e vazhdueshëm të futbollit të femrave në Shqipëri.

Lista e vajzave kuqezi:

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img