Gurishta: Trajneri ka mbështetjen e ekipit, me Korabin momenti i kthesës

Lexo

Manchester City, kërkon trofeun e Champions League. Guardiola, optimist për suksesin e tretë

Pas fitimit të Premier League dhe FA Cup, Manchester City është në kërkim të Champions League të parë në...

Shqipëria U-15 fiton miqësoren me Maqedoninë e Veriut. E mposht me rezultatin 3-2 në “Elbasan Arena”

Shqipëria U15-Maqedonia U15,  3-2Formacioni i Shqipërisë U15: Aron Kamberi, Xhoel Mezani, Frensi Mali, Dion Vata, Majkol Luka (C), Henry...

Pragfinalja e Champions League, Manchester City-Inter, Inzaghi: Do luftojmë për çdo centimetër

Stambolli është gati për finalen e Champions League mes Manchester City dhe Interit. Dhe Simone Inzaghi, një hap larg...

Vazhdimin e punës në krye të Vllaznisë, trajneri Thomas Brdariç ia ka dedikuar lojtarëve. Ndërkohë, burime nga brenda skuadrës, iniciatori kryesor për të mbështeur trajnerin Brdariç ka qënë kapiteni Erdenis Gurishta, i cili i ka kërkuar direkt sponsorit Alban Xhaferi për t’i dhënë besimin e vazhdimësisë së tij në krye të ekipit. Një gjë të tillë Gurishta e deklaroi edhe në konferencën për shtyp dhënë sot në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, ndërkohë që është optimist për kualifikim në gjysëmfinalen e Kupës dhe vazhdimësi pozitive edhe në kampionat.

“Nëse deri tani kemi ardhur këtu ku jemi, kemi ardhur për meritë të të gjithëve dhe po ashtu, kur kalojmë një situatë të keqe, përgjegjësia është e të gjithëve. Por e them me bindje të plotë se trajneri ka mbështetjen e të gjithë ekipit dhe mund të them se është një ndër trajnerët më të mirë që ka ardhur në Shkodër. Jemi të lumtur që punojmë me të dhe të gjithë bashkë kemi për të vazhduar përpara drejt objektivit. Na vjen keq për situatën e krijuar që nuk është e mirë, por ekipi ka forca për të reaguar sa më shpejt dhe besoj se ky reagim do të vijë që nesër kundër Korabit dhe Vllaznia do të bëjë kthesën.

Sigurisht që po i bëjmë një vlerësim maksimal Korabit sepse siç dihet ka eliminuar Tiranën, ndonëse luan në kategori të parë. Ka një ekip simpatik, ka një trajner të mirë si profesor Agim Canaj. E vlerësojmë shumë këtë skuadër, por do të futemi në fushë vetëm për të fituar dhe për të kaluar këtë moment të vështirë, këtë ngërç psikologjik që kemi krijuar dhe për ta kthyer atmosferën në anën tonë. Besoj se ndeshja e Kupës me Korabin është momenti i kthesës. E rëndësishme është të kualifikohemi nesër dhe pastaj e gjithë vëmendja do të përqendrohet tek Kastrioti.”, deklaroi në konferencën për shtyp, kapiteni Erdenis Gurishta.

 

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -